• |
ide | kryesore

Edhe pse paguajnë çmimin më të lartë, shqiptarët nuk protestojnë për naftën

Lajme, Të fundit
gjykata



Paguajnë çmimin më të lartë në Evropë për naftën që pritet të rritet edhe pas një propozimi të ministres Belinda Balluku, por makinat nuk i fikën.

Të mësuar me faktin se zëri i tyre për herë e më pak po dëgjohet, duket se shqiptarët po e shohin më të arsyeshme të heshtin sesa të reagojnë përballë çmimeve në rritje, jo vetëm të karburantit.

Për mungesë të informacionit dhe për shkak të orarit të përcaktuar që përkonte me pikun e lëvizjes dhe punët ditore nuk protestuan edhe pse çmimin e naftës e quajnë të papërballueshëm.

Rritja e naftës do tu rëndojë qytetarëve në xhepa me rritje të shërbimeve në transport dhe fusha të tjera.

Më herët biznesi ka shprehur shqetësim lidhur me nismën e fundit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku që do të çojë drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshëm të çmimeve të karburanteve./ora news



6 Comments

  1. Nga nje popull qe ka shembur kisha e xhami, qe gjuajti zotin me gure, kur nuk e linin te ushqehej dhe duartrokiste urine, kur brohoriste kur i pushkatonin apo burgosnin te afermit apo fqinjet, mos prit gje te mire. Nga nje popull qe Shukriu u perdhunon femijen e partine ia votojne edhe me shume mos prit asgje te mire. Edhe vizat tua kthesh nuk u ben pershtypje. Iriqi ne ferre gjen rehat. Pranojne te kundrohen buzagaz nga Surreli dhe Ura Vajgurore

  2. Epo paska pasur te drejte Mamica. Nafta ngrihet per makinat jo per qytetaret. Faji eshte i makinave qe protestojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *