• |
ide | kryesore

Grabitja e Rinasit/ 7 të arrestuarit kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë

Lajme, Të fundit



7 të arrestuarit e grabitjes në Rinas kanë kërkuar në seancën e sotme në Gjykatën për Krime të Rënda, ndryshimin e  masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në seancën që ka nisur në orën 10:30, të ndaluarit kanë kërkuar po ashtu që Prokuroria t’iu komunikojë rezultatet e hetimeve të dy muajve të fundit.

Lidhur me ngjarjen e Rinasit, deri më tani janë arrestuar: Oltion Veseli, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Ragip Hajdini, Renaldo Sulaj, Saimir Çela dhe Hasan Kanaçi, ndërsa është shpallur në kërkim Klement Çalja, si një nga organizatorët e grabitjes së miliona eurove.

Alkond Bengasi është i vetmi pjestar i grupit kriminal që ka bashkëpunuar mëe drejtësinë për zbulimin e ngjarjes dhe gjithë arrestimet janë mbështetur vetëm në dëshminë e tij. Bengasi ishte autor i modifikimit të automjetit me mbishkrimin “Hetimin Tatimor”.

Nga ana tjetër, ish-komandoja Oltjon Veseli, ka kërkuar që të ballafaqohet me Bengasin, me qëllim që deklaratat e tij të mos merren si provë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *