• |
ide | kryesore

Histori spiunësh: vidhet intervista e Neymar me të të rejat për të ardhmen

Sport



Një spy-story e jashtëzakonshme: intervista që Neymar kishte dhënë në Brasile për Uol Esporte, e që duhet të publikohej sot, është vjedhur! Pasi ishte njoftuar, duke prodhuar pritshmëri të madhe e kuriozitet sepse duhet të përmbante të reja për të ardhmen e brazilianit, vjen lajmi i dhënë nga emitenti amerikanojugor: skeda-video. në të cilën gazetari Paulo Vergueiro kishte regjistruar të shtunën e kaluar një version të dytë, më të gjatë e të detajuar, të intervistës së O Ney, është zhdukur, nga një dorë misterioze në bagazhin e makinës. Ka humbur kështu i gjithë materiali me deklaratat e cmuara të Neymar.

Gjithcka e humbur? Ndoshta jo, sepse në ndihmë të Uol Esporte ka ndërhyrë emitenti i dytë, që gati njëkohësisht kishte regjistruar një tjetër intervistë me Neymar (ajo me deklaratat e brazilianit për 6-1 e Barcellona ndaj Psg në Champions). “Telekamera jonë – lexohet në tëeet të Oh My Goal – ka mbetur e ndezur edhe gjatë intervistës tuaj. Për këtë arsye e kemi të gjithë materialin që iu është vjedhur. Nëse doni iua dërgojmë”.

E ndërkohë, braziliani në shënjestër të Barcellona e në thyerje të mardhënieve me Psg, është kthyer në Paris (me një javë vonesë) për të rinisur përgatitjet. L’Equipe ka nënvizuar se lojtari është takuar për gati tre orë me Leonardo, drejtori sportiv i Psg, nga i cili është dëgjuar se këtë vit nisja e tij është për tu përjashtuar. Nëse është apo jo një pozicion përfundimtar, apo bëhet fjalë vetëm për “taktikë” merkato, do kuptohet në ditët e ardhshme. Për momentin në plan të parë është intervista e vjedhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *