• |
ide | kryesore

Kryemadhi propozon zgjidhje për krizën politike

Lajme, Të fundit



Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka dhënë një propozim në mënyrë që Shqipëria të dalë nga kriza që e ka kapur dhe për të shmangur kriza të tjera. Zgjidhja sipas Kryemadhit është një referendum ku qytetarët të zgjedhin për sistemin zgjedhor, mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe sesi duan të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

“Unë mendoj që kjo punë zgjidhet vetëm nga shqiptarët. Dhe fatet e shqiptarëve nuk mund të zgjidhen nga 5 veta që ulen në tavolinë. Ne duhet të shkojmë në një referendum që duhet të vendosin shqiptarët se çfarë duhet të bëjnë. Pra në një referendum i cili është shumë i thjeshtë për t”u organizuar nuk ka nevojë, janë 50 mijë firma zgjedhësish, nëse nuk i kanë ne si LSI i kemi 50 mijë firma zgjedhësish që nuk kanë frikë të firmosin.

Pyetësori është shumë i thjeshtë, doni sistemi me lista të hapur apo me lista të mbyllura. Doni ndarje administrative me 61 bashki apo me 100 bashki? Sepse reforma administrative ka dështuar. Sistemin zgjedhor, e do mazhoritar apo me lista të hapura apo të mbyllura? Presidentin e do nga populli apo nga parlamenti?

Me këto 3 pika e mbyll këtë vorbull dhe tymnajë. Në momentin që votojnë shqiptarët për 45 ditë shkon në zgjedhje lokale dhe të përgjithshme të parakohshme. Boll vendosën 5 veta por të vendosin shqiptarët” – tha Kryemadhi e cila shtoi se nuk ka frikë të hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër.

“Nuk kam fare frikë të shkoj me Ramën kryeministër. Ne sot jemi vendosur përballë një presioni. Treguam se edhe kur bën zgjedhje vetëm i manipulon. Nuk po arrijmë dot të balancojmë votat. U bënë zgjedhjet në Greqi, fituesi u betua direkt pas rezultatit”, – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Po nuk u vu drejtsi ketu. Qe nga 92. Aha. Hic gje do jete. Qelbi aty ngelet.po fillut dhe vazhdut me fajin e ka kushtetuta hani nje mender edhe ju se nuk keni kuptu akoma 30 qershorin. Populli po. E ka kuptu mire. Te mos i veme faj. Do dale nje ta organizoje patjeter. InshAllah shpejt.

    1. Kjo vampire me kancer ne tafllak nuk ka ndermend qe te heqi dore nga pirja e gjakut tone. Shpresojme se dy bishat e tjera me te medha te zbatojne ligjin e chungles me te dhe familjen e saj te monstrave Adams. Ky do te jete nje sherbim i madhe publik per shqiptaret . Persa kohe bishat do te jene te zena me asgjesimin e njera-tjetres mbase nuk do te kene kohe qe te shqyejne fukarane.

  2. Ja po e marim si një “zgjidhje” demokratike të krizës politike, organizimin e një referendumi popullor me këtë pyetsorin që propozon Monika.
    Por nëse Rama do të vazhdojë të jetë edhe kryeministër, edhe do të ketë në dorë të gjitha pushtetet e tjera të shtetit, a do ta pranojë ai kryerjen e këtij referendumi ?
    E pyetja e dytë :
    Ja ju mbush mendja Ramës që të bëhet ky referendum. Çfarë sigurie ka që ai siç i manipuloi edhe zgjedhjet e 30 qershorit, nuk do të manipulojë edhe rezultatet e referendumit apo më keq akoma të tjetërsojë rezultatet e këtij referendumi në zbatimin e tij, siç bëri me marëveshjen “me konsensus” për ndryshimin e Kushtetutës për reformën në drejtësi ?
    Ndryshimi i strategjisë opozitare nga “Rama ik” në “ne nuk kemi frikë nga Rama”, për mendimin tim do ta inkurajojë ate më shumë për të mos dhënë dorheqjen, duke e zgjatur më shumë agoninë e krizës politike në Shqipëri.
    LSI si një parti e spektrit të majtë socialist, vajti me shpresën se “socialistët e vërtetë” do të dalin masivisht kundër sektit të “rilindjes” një gjë që nuk mund të ndodhë ne mentalitetin e socialistëve shqiptarë që historikisht i janë nënshtruar individit diktator.
    Nëse LSI do ta ndryshojë strategjinë e saj opozitare që ne nuk kemi frikë nga Rama e do të hyjmë në zgjedhje edhe me Ramën si kryeministër, do të demotivojë elektoratin e saj të cilit deri tani i thoshte “Rama ik”.
    Nëse shkojmë në një arsyetim llogjik, dekreti i presidentit për anullimin e datës së zgjedhjeve lokale në 30 qershor, më shumë sesa opozitës , i konvenonte Ramës për të dalë nga rrethi vicioz ku e futi politikën shqiptare.
    Por Rama, ashtu siç i bën mbrapshtë të gjitha, nuk e kuptoi se lëvizja që bëri Meta, ishte një ndihmë për të mos i shkuar marrëzisë deri në fund.
    E ka pranuar znj. Kryemadhi publikisht se LSI bëri gabim në zgjedhjet e 2013-s që bëri aleancë me Ramën e ndonëse Meta si kryetar Kuvendi kundërshtoi disa veprime të Ramës, e mëdyshjen se a do ta vazhdonte apo jo aleancën edhe pas zgjedhjeve të 2017-s, PS e zgjidhi duke e “emruar” ate si president.
    Fushata e tërbuar e Ramës për të hetuar e ndëshkuar presidentin, llogjikisht duhet ta bënte LSI një opozitë më luftarake edhe se PD, në kërkesën për dorheqjen e Ramës.
    Kjo piruetë politike e LSI do ta forcojë më shumë PD nëse kjo do ti përmbahet kërkesës së saj deri në fund e do ta dobësojë LSI, kurse Rama sot, ndonëse ka marë në dorë të gjitha pushtetet, pikërisht ky fakt do ta çojë në disfatën e tij të plotë. BE e SHBA nuk kanë çfarë ti bëjnë Putinit që qeveris si Rama një shtet të madh e të fuqishëm si Rusia, ama më nje diktatoruc të një shteti të vogël si Shqipëria, antare e NATO-s, nuk do të zgjasë shumë symbyllja e tyre për hir të stabilitetit rajonal ballkanik, e as e djathta , as e majta europiane, nuk do të pranoni që në Shqipëri të ketë një sistem politik njëpartiak diktatorial e të korruptuar.

  3. Po, ajo eshte zgjidhja. Le te bejme shume lloje votimesh qe Rama mos kete mundesi t’i vjedhi te gjitha. P.sh., nese fleta e votimit ka 4 pyetje, pazari i votes do behet per cdo pyetje. Ne kete menyre pazari behet pak me i veshtire dhe ka me shume rrezik te prishet ne ndonje pre pyetjeve. Sigurisht opozita do dale e kenaqur me kaq dhe do deklaroje fitorrre.

  4. ÇA BASHKISH THOTE KJO MURGESHA ? TI VETE I VOTOVE 61 OJ SHURRE .
    BEJ NDRYSHIMET QE JU HEQ KOMPETENCA POLITIKANEVE DHE JA JEP SOVRANIT , TE TJERAT JANE LLOQE

  5. ne duam qe ti te shkosh ne burg me gjith burrin per te gjitha ato qe keni ber. nuk kemi nevoj per horra e hajduta per te zjgidh hallet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *