• |
ide | kryesore

Rama merr në dorë arin e vendit, Meta kthen ligjin

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta kthen një tjetër ligj për rishqyrtim në Kuvend. Me një dekret të publikuar pasditen e së hënës, kreu i shtetit ka kthyer mbrapsht ligjin “Për rezervat materiale të shtetit”, për të cilin opozita tha se me ndryshimin e ri kryeministri Edi Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri.

Në arsyet e kthimit të ligjit, Presidenti Meta deklaron se ndryshimi i bërë nga qeveria është i pajustifikuar. Sipas tij, ky ndryshim përbën rrezik të shtuar për cenimin e interesit publik, që mund të vijë nga keqadministrimi dhe shpërdorimi i pushtetit vendimmarrës për lëvrimin e mallrave të rezervave të shtetit, pjesë e grupit A. Ligji e ndryshonte të drejtën për lëvrimin e mallrave rezervë të shtetit që bëjnë pjesë në grupin A, duke e zëvendësuar miratimin e lëvrimit të tyre nga “me vendim të Këshillit të Ministrave” siç parashikon aktualisht ligji në fuqi, me një akt individual, “Urdhër të Kryeministrit”.

Qeveria argumentonte se kjo bëhej për të thjeshtuar procedurat dukë lënë gjithçka në dorë të shefit të qeverisë.

“Kjo mënyrë e re e vendimmarrjes bëhet për shkak se miratimi i lëvrimit të mallrave të grupit A bëhet nëpërmjet një akti kolegjial, si ai i vendimit të Këshillit të Ministrave, gjë e cila sjell vonesa në momentin e daljes së aktit deri në lëvrimin e mallrave” – thuhet në relacionin e Këshillit të Ministrave.

Por Presidenti thotë se ndërmarrja e kësaj iniciative ligjore është e pajustifikuar ligjërisht dhe për më tepër kjo mënyrë e re e lëvrimit të mallrave pjesë e rezervës shtetërore nëpërmjet Urdhrit të Kryeministrit, nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik në procedurat e administrimit dhe lëvrimit të mallrave me vlerë që përbëjnë grupin kryesor të mallrave të rezervave të shtetit.

“Ky ligj i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që prej datës 10.04.2008, nuk është ndryshuar për një periudhë 11-vjeçare dhe implementimi i tij në praktikë, nuk rezulton të ketë sjellë ndonjë problematikë të theksuar, e cila të jetë bërë pengesë në veprimtarinë administrative të strukturave shtetërore të ngarkuara për zbatimin e tij” – argumenton Meta që publikon edhe tabelën me Grupin A të rezervave të shtetit. (KETU është argumenti i plotë i Presidentit) ©LAPSI.al 

Tabela 1



5 Comments

  1. Ky km moster per hir te se vertetes eshte ne komflikt te madh interesi dhe me frymen qe mer. Me vete ekzistencen e vet. Po Zoti eshte i madh.

  2. Pra deri tani kete kompetence e kishte KESHILLI I MINISTRAVE ( VKM) kurse tani mund te behet edhe me firmen e Kryeministrit …

    Pra kesaj i thone hiqja lenes dhe futja prenes.
    Per mendimin tim nuk paska ndryshuar gje me kete ligj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *