• |
ide | kryesore

Emërohet drejtoresha e re e Përgjithshme e Tatimeve

Lajme, Të fundit



Pas shkarkimit të Enton Duros nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, qeveria ka miratuar drejtuesin e ri të këtij institucioni.

Mësohet se Duro do të pasohet nga Delina Ibrahimaj, e cila më parë ka qenë drejtore e Institutit të Statistikave (INSTAT).

Ibrahimaj ka fituar gradën Doktor (PhD) në degën e studimeve “Bankë dhe Financë” nga Universiteti i Romës, Tor Vergata.

Kreu i ri i Tatimeve ka punuar në Bankën e Shqipërisë dhe në Kryeministri, si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbim informacionesh dhe statistikash operacionale mes instituteve shtetërore.



8 Comments

  1. Tani u kuptuan sa i kote eshte INSTAT..kur “drejtoresha” nuk eshte gje tjeter pervecse nje fycke nen sqetullen e Rames! Mjafton te shohesh profilin qe te kuptosh se paska bere 9 vite Universitetin Bocconi! Gje shume e rralle :p ! Msc qe eshte vetem 2 vite e paska bere 5 vite! Pastaj nderkohe qe paska “punuar” tek zyra e KM, paska bere edhe PHD (Dotorato ri ricerca) por qe ne Itali ti duhet te jesh prezent ne universitet..Praktikisht mashtruse..tipike “Rilindase”..

    1. S’ka nevoje per gjithe ate analize. Mjafton te konstatosh qe kjo eshte thjesht nje tjeter konkubine harremi.

    2. Kane nje stil tjeter keta. Shkojne dhe e bejne doktoraturen, nderkohe qe vendi i punes i ruhet ne kundershtim me ligjin.
      Praktike e vjeter, por qe rilindasit e kane bastarduar si cdo gje tjeter.

  2. Shume “inteligjente” duket nga pamja. Vetem ne shqiperi njerezit me Phd punojne ne shtet dhe jo ne fushen per te cilen kane bere doktoraturen

  3. Kjo nuk i dha dot ‘dum’ INSTAT-it qe manipulon te dhenat me kollaj. Ne emisionin Opinion, per emigrimin kjo shoqja ‘bente vrojtim me zgjedhje’, sikur njerezit te ishin patate ose domate. Shifrat e emigracionit (hyrje/daljet, qendrimi me afat me shume se 90 dite, etj) duhet te jene te sakta dhe lehtesisht te verifikueshme nga te gjitha pikat doganore, aeroporti, etj. Kur nuk ishte ne gjendje te bente kete si do arrije rezultate qe as E Spiropali (Mamica) nuk ia arriti dot?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *