• |
ide | kryesore

Lamtumirë Pernell Whitaker: boksi humbet një nga legjendat e tij

Sport



Boksi vajton një nga legjendat e tij. Pernell Whitaker, 55 vjeç, vdiq pasi u përplas nga një makinë në Virginia Beach, një qytet bregdetar në Virxhinia, një shtet në të cilin u lind dhe u rrit. Sipas TMZ, Whitaker është aksidentuar në një zonë që nuk është shumë e populluar. Ndihma u thirr menjëherë, por ish-boksieri vdiq nga lëndimet e pësuara.

Medalja e artë olimpike në Los Anxheles 1984, si një profesionist Whitaker fitoi titullin botëror në katër kategori të peshave të ndryshme (lightweights, super light, welterweight dhe superwelter). Profesionist nga viti 84 deri në vitin 2001, ai fitoi 40 nga 45 ndeshjet e luftuara (17 me k.o.) përballë legjendave si Cesar Chavez (me të cilin ai përfundoi si i barabartë) dhe Oscar De La Hoya. Midis 1993 dhe 1997 Whitaker u konsiderua si një nga boksierët me të mirë në qarkullim. “Ai ishte në të njëjtin nivel si Muhammed Ali dhe Sugar Ray Leonard, një nga boksiereët më të mirë që kam parë ndonjëherë”, tha legjenda e basketbollit Magic Johnson.

https://www.youtube.com/watch?v=0ZsO3PgRbDY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *