• |
ide | kryesore

Macron në Beograd/ Mesazhet që dha për Kosovën

Arkiva, Kryesore

E para vizitë e një presidenti francez në Beograd pas 18 vjetësh, e mbuluar gjerësisht nga mediat serbe dhe nën vigjilencën e rreptë të mbi 4 mijë policëve, nuk ka kaluar pa pasur në qendër Kosovën. Shefi i vendit lider të BE-së ka konfirmuar panegociueshmëinë e pavarësisë, ka lavdëruar mikpritësin e tin Vuçiç që flet hapur për këtë temë me popullin e tij dhe ka dhën lajmin se përpjekjet franko-  gjermane për të gjetur një zgjidhje për dialogun do të vazhdojnë.

E pyetur nga një gazetare në lidhje me atë se si e sheh marrëveshjen e kompromisit me Kosovën, shefi i shtetit francez la të hapur çdo lloj zgjidhjeje “përpos faktit që mund mos jetë e pavarur”. Macron tha se “s’mund të përsërisim historinë e para 20 vjetëve por duhet të ecim përpara” gjatë një konference shtypi me homologun e tij serb. Ai ka lavdëruar hapur aftësinë e Vuçiç për të hapur me popullin e tij për atë që shumkush e konsideron si djepin e qytetërimit serb. “Presidenti juaj ka guxim të thotë se ‘ajo që ekziston në kushtetutën tonë, nuk pranohet nga partnerët tanë. Këtë nuk e pranojnë partnerët tanë evropianë, ndërsa ne duam të hyjmë në Evropë’.

“Iu luta presidentit francez që të na ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas bisedës me Emmanuel Macron, duke shtuar se ky ka qenë një prej takimeve më të gjata që ka zhvilluar deri më tani me liderë botërorë.

Kurse Macron konfirmoi se do të organizojë një takim mes liderëve të Kosovës dhe të Serbisë, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. “Ishim shumë të sinqertë në takim. Unë do të organizoj një takim me ju, me kryeministren serbe, me udhëheqësinë e Kosovës dhe me kancelaren Merkel. Franca dëshiron që të arrihet marrëveshja. Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe dëshirojmë kjo të kthehet në realitet”, ka deklaruar Macroni.

Po cili do të jetë kuadri dhe zgjidhja e këtij takimi që dështoi të mbahej në Paris sipas asaj që ishte deklaruar nga Franca dhe Gjermania? A do të jetë sërish në tryezë opsioni i ndarjes teritoriale dhe shkëmbimit të popullsive që u duk sikur u varros në Berlin, por që shumë kush mendon se Franca nuk e ka thënë ende fjalën e fundit?

Për këtë presidenti francez u përgjigj se nuk ka një formulë magjike: “Nuk kam përgjigje konkrete për ju. Nuk ka zgjidhje magjike. Askush s’e ka zgjidhjen në xhep. Zgjidhja është tek ju”, ka thënë Macroni, duke shtuar se “marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme për sigurinë e rajonit”.

©Lapsi.al

5 Comments

  1. Qe francezet jane proserbe kjo dihet. Lidhjet e francezeve me popujt sllave jane te vjetra. Ruset dhe sllavet e kane patur pjese te kultures se tyre frengjoshten qe ne kohen e luftrave napoleoniane dhe ndoshta edh me perpara dje vec kesaj, sllavet kane qene aleate te francezeve ne te dyja luftrat boterore. Edhe gjate bombardimeve te NATO-s ne Kosove dhe Serbi ne luften e vitit 1999, ka qene nje oficer francez ai qe njoftonte Milloshevicin se ku do beheshin bombardimet e nje dite me pas. Pra nuk mund te pritet nga francezet qe te sillen njelloj si gjermanet qe gjithmone kane qene aleate te shqiptareve dhe kunder onteresave sllave sidomos ne Ballkan

    1. Shprehja “Shqiperia eshte thjesht nje shprehje gjeografike” ka dale nga kancelaria gjermane, me sakte, nga Bismarku, apo jo? Ne qofte se kjo mund te quhej aleance e perhershme, ok.
      Franca hodhi bomba mbi Serbi ne 1999, nderkohe qe Gjermania nuk u perzie.
      Ne politike nuk ekzistojne miqesira.

      1. Je ne rregull deri te bismarku, por me pas gjerat ecen me trend tjeter.
        E dyta, je totalisht gabim
        Franca jo vetem qe nuk hodhi bomba mbi serbi me 1999, por Wesley Clark-ut, 24 ore perpara se te fillonte sulmbi mbi serbi e mal te zi (dmth u mor vendimi politik njehere, ku NATO autorizoi perdorimin e forces), Franca, Italia dhe disa shtete te tjera (qe politikisht, si kurva qe jane kishin dhen autorizim…. si duket pasi babai USA i kishte shkerdhy robt) i derguan nje njoftim, qe asnje mjet, tokesor, detar, ajror (francez, italian etj) nen urdhrat e NATOS (dmth Wesley Clarkut) nuk do i bindeshin urdherave te tij per sulm, nese objektivat ishin brenda malit te zi dhe serbise. Gjithashtu, nga asnje baze, e NATO-s ne France, Itali etj, nuk do lejoj te ngrihej asnje mjet fluturues, qe kishte si qellim sulm direkt mbi serbi apo mal te zi, apo operacione te tjera mbeshtetese , ne lidhje me sulme ndaj serbise.
        Dhe qe ta dish ishte USA qe solli brenda 24 oreve, nga te gjitha bazat e saj ne bote, te gjitha mjetet e tjera te nevojshme (sepse plani ushtarak u demtua rende, me keto levizje te macron sumatrices (dmth atij qe ka qene perpara ketij napoleonit me pupla homoseksualesh) dhe si rrjedhoje u arrit qe te mos deshtonte ne start ofensiva e NATO-s.
        Nese nuk do arrinte objektivat e fillimit REPUTACIONI i sulmeve do binte ndjeshem, dhe propaganda e ndyre Ruso – Franco -sllavo ortodokse do ta perdorte per te zbehur dhe ulur autoritetin e NATO-s

  2. Presidenti Makron i Frances, e ka mire ne kujtese si mardhenjet historike Serbo Franceze gjithashtu dhe real politiken. Ai e di mire se nuk ka me kthim mbrapsh te pavarsise se Kosoves. Problem per ne eshte paaftesia e politikes se shqiptareve te kosoves per te kuptuar pasojet e veprimeve te tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu