• |
ide | kryesore

Macron sot në Serbi. Do të synojë që të kthehet dialogu, ndoshta dhe ndryshimi i kufijve

Arkiva, Të fundit



Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të qëndrojë në Serbi për një vizitë zyrtare dy ditore gjatë së cilës do synohet edhe rikthimi i dialogut Prishtinë =Beograd.

 

Tv francez ‘Frans 24’, ditë më parë ka shkruar se, pas dështimit të Samitit të Parisit, Macron nga Beogradi do të përpiqet që ta rikthejë dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas “Frans 24”, një nga temat kryesore të diskutimit të presidentit Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Beograd, do të jetë Kosova, kjo pasi siç shkruan kjo media, Macron dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e bllokimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Franca dhe Gjermania nuk arritën të realizonin mbledhjen e dy vendeve në fillim të korrikut.

Samiti i Parisit kishte dështuar për shkak të qëndrimeve të Kosovës dhe Serbisë në lidhje me dialogun dhe taksën prej 100 për qind ndaj mallrave dhe produkteve serbe që ka vendosur Qeveria e Kosovës.

Mirëpo, zyrtarët e Qeverisë së Gjermanisë dhe Francës, kishin thënë se ky Samit ishte shtyrë për një afat të pacaktuar.

Që nga nëntori i vitit të kaluar kur edhe Kosova kishte vendosur taksë prej 100 për qind, Serbia si “hakmarrje” ndaj kësaj takse e ka bllokuar dialogun me Kosovën.

Në anën tjetër, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti Francez, Emmanuel Macron, janë duke bërë përpjekje që t’i bindin të dyja palët që të rikthehen në tryezën e bisedimeve.

Por ka dyshime se mes dy vendeve të mëdha europiane ka diferenca për çështjen e shumë debatuar të ndryshimit të kufinjve. Pak ditë mē parë agjensia e lajmeve AFP shkroi se Parisi nuk e përjashton këtë mundèsi si një opsion zgjidhjeje, ndërkohë që Berlini èshtë krejtèsisht kundër.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *