• |
ide | kryesore

Mbledhja e Kryesinë së PS-së, caktohet data e Asamblesë Kombëtare

Lajme, Të fundit



Mbledhja e radhës e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste do të mbahet më datë 22 korrik.

Data e mbledhjes së Asamblesë u përcaktua sot paradite në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, që u drejtua nga kryeminsitri Edi Rama.

Asambleja që pritet që të mbahet në fund të muajit korrik, është paralajmëruar nga Rama që pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, me qëllim zhvillimin e një debati të brendshëm në radhët e socialisëve.

Ndërkohë, në muajin shtator pritet që të bëhen ndryshime në kabinetin qeveritar, ku janë lakuar edhe disa nga emrat që përfliten të largohen, mes të cilëve është edhe ministri për Diasporën,  Pandeli Majko.

Nga ana tjetër, vera nuk do të jetë e qetë as për demokratët, për arsye se pas mbledhjes së Kryesisë dhe të strukturave të PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha, vendosi mbajtjen e nje turi intensiv takimesh në rrethe dhe vijueshmërinë e aksionit opozitar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *