• |
ide | kryesore

Ndryshimet klimatike,sa do shkojnë temperaturat në Tiranë më 2050

Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth 8 në 10 qytete në botë do të përjetojnë ndryshime dramatike, sa i përket temperaturave, sipas studimit të 520 qyteteve kryesore të botuara në revistën shkencore britanike Plos One.

Tirana nuk bën përjashtim. Përkundrazi, është në qytetet që do kenë rritje të ndjeshme të mesatares së temperaturave në të gjithë stinët e vitit. Sipas studimit, në kryqytetin shqiptar deri në 2050, do të rriten me thuajse 4% temperaturat.

E gjithë situata në Europë duket se do të ndryshojë ndjeshëm, sikur të dhënat e hartës tregojnë qytetet kryesore të ngjyrosura me të kuqe. Veçohet Lubjana, kryeqyteti i Sllovenisë, e cila parashikohet të ketë ndryshimin më të lartë sa i përket temperaturave, me rreth 15 gradë rritje.

Studimi nënvizon se, nga 2050 qytete të ndryshme të botës do të bëhen më të nxehta, sidomos gjatë dimrit dhe verës. Sezonet e lagështa do të jenë më të thata dhe sezonet e thata do të thahen edhe më shumë. Analiza tregon se 77% e qyteteve në mbarë botën do të përjetojnë një ndryshim të habitshëm të kushteve klimatike, me 22% që do të hasin kushte që aktualisht nuk ekzistojnë.

Zhvendosja më dramatike do të ndodhë në qytete më veriore, me klimën e tyre në vitin 2050, që do i ngjajë klimës së sotme të qyteteve mbi 1.000 kilometra në jug. Në Evropë në veçanti, qytetet do të jenë 3,5 ° C më të ngrohtë në verë dhe 4,7 ° C në dimër. Kjo do të thotë që Londra, për shembull, do t’i ngjante Barcelonës së sotme, Moska- Sofjes së sotme, Stokholmi – Vjenës së sotme.

Rajonet tropikale do të përjetojnë ndryshime më të vogla në temperaturë, por ndryshimet konsistojnë në reshje me muajt më të lagësht me 5% dhe muajt më të thatë do jenë 14% më të thatë. Në përgjithësi, tropikët do të bëhen më të thata dhe thatësirat më të rënda. Megjithatë, këto parashikime duhet të konsiderohen si rasti më i mirë dhe përmbajnë një përqindje të lartë të pasigurisë, pasi nga 22% e qyteteve që do të përjetojnë kushte të reja klimatike, 64% janë të vendosura në tropikë.

Studimi tregon se, Madridi do të shndërrohet si Marrakesh i tanishëm deri në vitin 2050, dhe Stokholmi si Budapesti.

Mungesa e ujit do të ndikojë në shumë qytete në klimë të butë si rezultat i ngrohjes globale, e cila parashikohet të jetë deri në 3.5C në qytetet evropiane në verë dhe 4.7C në dimër. /Monitor



3 Comments

  1. Është mirë që ambientalistët , me industrializimin e madh që ka pasur bota në dy shekujt e fundit, të ngejnë me forcë zërin e tyre për ndryshime drastike klimatike drejtjt ngrohjes me hapa të shpejtë golbale.
    Por ama në vitet e ardhëshme, njerëzimi , si pasojë e zhvillimit të shkencës e teknollogjisë, por edhe si pasojë e shterimit të hidrokarbureve si burimi kryesor i prodhimit të energjisë, po bëjnë hapa të mëdha në shfrytëzimin e energjisë elektrike edhe nga burime të tjera, siç janë energjitë e ricikluara të ujit, erës e diellit.
    Në stadin e sotëm të tekneollogjisë së shfrytëzimit të energjisë bërthamore, ndonëse kjo energji po shfrytëzohet në shumë fusha me sukses, ngaqë tekneollogjia nuk ka mundur të gjeje akoma mundësinë e zvoglimit të rrezikut në impiantet bërthamore të prodhimit të energjisë elektrike, e ngaqë kanë ndodhur nga mungesa e sigurisë në këto impiante katastrofa si ajo e Çernobilit, ka pasur një frenim të dukshëm të centraleve atomikë të përfitimit të energjisë elektrike. në pritje të zgjidhjeve të problemeve teknike të sigurisë. Padyshim që zbulimi i energjisë bërthamore, është një nga zbulimet më të mëdha të njerëzimit, që nëse do të përdoret pa rrezik në prodhimin e energjisë elektrike, pa të ciën sot as që mund ta përfytyrojmë botën.energjia bërthamëre do të kishte për planetin tonë, po aq rëndësi sa çka energjia diellore.
    Këtu vijmë mandej në një tjetër fenomen, që padrejtësisht injorohet nga një pjesë e madhe e ambientalistëve.
    Nga studimet shkencore të bëra, rezulton se planeti ynë në qindra miliona vitet e ekzistenës së tij, në mënyrë ciklike, periodike, ka pësuar ndryshime shumë të mëdha klimatike. Mjafton të përmendim që planeti ynë nga oqeani botëror, në periudhën e dinosaurëve, kaloi në periudhën e aklullnajave që zhduku pothuajse krejtësisht qeniet e gjalla. Studime shkencore kanë vënë re ndryshime klimatike edhe në periudha më të vogla 100 vjeçare.
    Pra veç shkaqeve mbrenda toksore të industrializimit, padyshim që planeti ynë i nënshtrohet edhe ligjeve e fenomeneve natyrore jashtë toksore, atyre kozmike, me cikle miliona vjeçare e me cikle më të shkurtëra njëqind vjeçare. Duhet të kuptohet nga ambientalistët, se mjafton edhe një katastrofë e një galaktike të largët, që efektet e saj të vijnë edhe në ndryshimet klimatike të planetit tonë, e të tilla në gjithësinë e pafund, ndodhin relativisht shpesh. Ja e frenuam ngrohjen e planetit e thatësirën apo uraganet, tornadot e rebeshet e shirave e dëborës, duke frenuar zhvlllimin e industrisë, por çfarë mund të bëjnë toksorët ambientalistë ndaj fenomeneve gjigante të furtunave qoftë diellore ?
    Është pikërisht zhvillimi i vrullshëm shkencor e teknollogjik, që padyshim e ka të nevojshëm përdorimin e energjisë, që të mund të gjejë mundësitë që njerëzit të zvogëlojnë edhe pasojat e furtunave kozmike apo edhe diellore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *