• |
ide | kryesore

Pa asnjë precedent penal/ Mister vrasja e 33-vjeçarit në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia greke po vazhdon hetimet për vrasjen e një shqiptari 33-vjeçar mesnatën e së premtes, ngjarje e ndodhur në Haidari.

Ende nuk ka të dhëna në lidhje me autorin e këtij krimi, që sipas policisë greke, ka qenë i njohur me viktimën.

33-vjeçari shqiptar është qëlluar me dy plumba në shpinë, ndërsa ka qenë një kalimtar i rastësishëm ai që e ka gjetur në gjendje të rëndë në shkallët e një shtëpie.

I riu është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur që ti mbijetojë plagëve.

Policia greke dyshon se ngjarja është larje hesapesh, për krime të ndodhura jashtë Greqisë.

Sipas të dhënave, shqiptari nuk ka asnjë precedent penal në shtetin grek dhe për këtë është bërë edhe më e vështirë zbardhja e krimit.

Deri më tani, policia ka vetëm dëshminë e personit që e ka gjetur të pajetë shqiptarin, ndërsa nuk ka shumë detaje.

33-vjeçari shqiptar ishte qëlluar me 2 plumba 9-milimetërsh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *