• |
ide | kryesore

Paralajmërimi për shoferët/ Dikush po iu fotografon pa e kuptuar. Masa për çdo lëvizje të gabuar

Arkiva, Lajme, Të fundit

Në një kohë që sezoni turistik është në kulmin e tij, duke sjellë edhe trafik të rënduar në rrugët lidhëse me zonat bregdetare, drejtuesit e automjeteve shpesh bëhen burim aksidentesh, duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Për këtë arsye, Policia Rrugore ka marrë masa për të ndëshkuar, qoftë edhe në lëvizje, të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk respektojnë sinjalistikën.

Duke nxituar për të mos mbetur në trafik, jo vetëm që e bëjnë edhe më të vështirë lëvizjen e automjeteve, por rrezikojnë edhe jetën e tyre e të të tjerëve. Policia ka menduar një zgjidhje për raste të tilla, duke vendosur efektivë civilë në akset lidhëse me zonat bregdetare, të cilët fotografojnë shkeljet dhe vendosin gjobat në mungesë, sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor.

Kjo është edhe një mënyrë për të shmangur rëndimin edhe më tepër të trafikut, dhe më pas automjeti që është ndëshkuar mund të ndalohet nga patrulla më e afërt, ku do i bëhet e ditur shkelja e kryer, në një zonë kur ka lirshmëri të lëvizjeve të mjeteve.

“Sezoni turistik karakterizohet nga një trafik i rënduar, kryesisht në rrugët lidhëse me zonat bregdetare dhe, për rrjedhojë, edhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtues mjetesh që nxitojnë dhe sfidojnë rregullin, pa menduar pasojat e rrezikshme për vete dhe të tjerët, janë më të shumta“, tha zyrtarisht Policia. Më tej, sqaroi se me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe disiplinimin e lëvizjes në raport me rregullat e qarkullimit, por edhe shmangien e kontrolleve rutinë dhe jo efikase gjatë sezonit turistik, rrugorët e kryeqytetit monitorojnë dhe patrullojnë rrugët dhe segmentet problematike me agjentë civilë dhe jo vetëm. Ata fokusohen vetëm tek ata përdorues rruge që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke dokumentuar shkeljet e tyre me mjetet speciale që Policia Rrugore ka në përdorim. “Manifesto durim në drejtim”, u drejtohet Policia shoferëve.

4 Comments

  1. Nuk shkruhet “iu”, por “ju”. Trajta e shkurter e permerit vetor “iu” perdoret per veten e trete shumes. Ne kete rast do duhej te thonit “Dikush po ju fotografon pa e kuptuar” ndersa “iu” do te perdorej p.sh. ne fjaline “Dikush po iu bente fotografi pa e kuptuar” SI gazetae qe jeni duhet ta keni studuar mire gjuhen shqipe, apo jo?-

  2. Ketu cdo gje eshte me te futur! Cdo gje ne keto 6 vite eshte arrogance e nderhkime per “armiqte”..Transparenca eshte Mirazh, Ndytesia eshte bere forme pune!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu