• |
ide | kryesore

Prapaskenat e një lufte të fituar: Juventus e prêt në Torino, por Barça e provoi deri në fund

Sport

Juventus prêt tashmë Matthijs de Ligt. E sigurtë që sot mbrojtësi hollandez do të zbresë në Torino, ndërsa të martën do të kryejë vizitat mjekësore përpara se të firmosë kontratën me klubin bardhezi. Në pritje të zyrtarizimit, shifrat e operacionit janë këto: për Ajax shkojnë 70 milionë plùs bonus, ndërsa 19 vjecari do të përfitojë 12 milionë në sezone (përfshirë bonus) e do të ketë klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 150 milionë. Kampionët e Italisë kanë mundur konkurencën e Barcellona që, sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, e provoi deri në fund parakalimin.

Presidenti i Barça Josep Bartomeu, kishte programuar një udhëtim në Amsterdam për të bindur De Ligt të ndryshonte mendim dhe të vishej blaugrana. Mbrojtësi ishte i gatshëm ta takonte, por vetëm nëse biseda organizohej e ‘koordinohej’ nga agjenti i tij, Mino Raiola. Kështu, numri 1 i klubit katalanas ka telefonuar prokuratorin, por përgjigjia ishte e thatë. Italo-hollandezi kasqaruar se do të ulej në tavolinë vetëm nëse Barcellona do të barazonte propozimin e Juventus (edhe në komisionin për menaxherin prej 11 milionë). Përballë kësaj kërkese Bartomeu hoqi dorë nga udhëtimi, duke i lënë rrugë të lirë bardhezinjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu