• |
ide | kryesore

Punonte si kamarier, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë

Lajme



Një i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e shitjes së kokainës.

Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari me inicialet S.D, lindur në vitin 2000, përkatësisht 19-vjeç, banues në Santo Stino di Livenza punonte kamarier në një lokal sezonal në Caorle.

Shqiptari u zbulua në flagrancë duke i shitur tri doza kokainë një turisti, që erdhi nga Pordenone.

Pas kontrollit të mëtejshëm ushtruar nga policia të riut iu gjetën dhe sekuestruan 7 doza të tjera të së njëjtës substancë, me nga 1 gram secila.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *