• |
ide | kryesore

Rama flet për ndryshimet në qeveri: Janë fantazi që bëhen edhe nga temperaturat e larta

Arkiva



Pas takimit të Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje publike, ku u pyet nga gazetarët për mundësinë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Pse? Nuk ka ndryshime në qeveri. Janë fantazi që bëhen edhe nga temperaturat e larta…Nuk kam deklaruar që do të ketë ndryshime kam thënë që do të ketë një sërë detyrash dhe detyrat janë bërë.”- u shpreh Rama.

Rama u pyet edhe lidhur me deklaratat e presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili teksa njoftonte dekretimin e datës 13 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, shoqëruar me propozimin e zhvillimit edhe të zgjedhjeve qendrore dhe presidenciale, tha se kryeministri i kishte dërguar një mesazh ku  shkruante tekstualisht se do të eliminonte LSI-në.

Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë, nuk ka nevojë për plane për të eliminuar opozitën, sepse opozita është në kapacitete të plota për t’u vetë eliminuar dhe siç e shikoni procesi i degradimit vazhdon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë. E rëndësishëm për ne është t’i qëndrojmë besnik të gjithëve edhe atyre që na votuan dhe atyre që nuk na votuan, pastaj këto historitë 7 herë 7 bëjnë 42, ja lemë opozitës”, tha kreu i qeverisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *