• |
ide | kryesore

Raporti i antidrogës italiane: Shqipëria, furnizuesja kryesore e Italisë me marijuanë

Arkiva, Kryesore



Shqipëria vazhdoi të ishte furnizuesja kryesore e Italisë me marijuanë në vitin 2018. Po ashtu, shqiptarët përbëjnë përqindjen më të lartë mes të arrestuarve për trafik droge.
Këto janë disa prej përfundimeve publikuar në raportin vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme italiane të Antidrogës, për të dhënat e trafikut të drogës në Itali në vitin 2018.Pikat kryesore të raportit në lidhje me Shqipërinë janë:

– Shqipëria, përmes detit Adraitik, është kanali kryesor furnizues për Italinë dhe vendi i origjinës i sasisë më të madhe të marijuanës së sekuestruar gjatë këtij viti.

– Në total në vitin 2018, antidroga italiane ka sekuestruar rreth 14,2 ton marijuanë. Sasia e marijuanës së sekuestruar që vinte nga Shqipëria është rreth  6.3 ton, ose sa 44 për qind e sasisë totale të sekuestruar.

– Grupet kriminale shqiptare që merren me trafikun e marijuanës në Itali janë të vendosura kryesisht në rajonin e Puglias e Campagnas.

– Vitet e fundit, bandat shqiptare po përfshihen dhe në trafikun e kokainës. Ato e trafikojnë kokainë nga Spanja e Holanda, dhe  më pas e shpërndajnë në të gjithë Italianë.

– Për trafikimin e heroinës, bandat shqiptare po bashkëpunojnë me mafian napoletane Camorra.

– Nga Shqipëria e Greqia trafikohet në Turqi sasi të konsiderueshme droge e njohur me emrin SKUNK, një derivat i kanabisit mjaft i fuqishëm.

– Në 2018-ën, në Itali janë arrestuar 1917 shtetas shqiptarë, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike, ku pjesën më të madhe e zënë të arrestuarit për trafik kokaine: 1282 shqiptarë, ose 66 për qind, janë arrestuar për trafik kokaine; 418 shqiptarë ose 21 për qind janë arrestuar për trafik marijuane, 167 shqiptarë ose 9 për qind janë arresuar për trafik heroine.

– Mes shqiptarëve të arrestuar për trafik droge vihet re rritje e numrit të femrave dhe fëmijëve minorenë.

Exit.al



5 Comments

  1. Jo more si ka mundesi ju shpua thesi keti plakut gerdall matuf eeee po ky maskara drogmen na ka qa trapin ore jemi mrekullia e botes qa u be tashi si iku per lesh dhe ky muhabet

  2. Ne 2013 u instalua ne Shqiperi sekti me i zi i kapucaneve. Ai ka ushtrine e tij te fallxhoreve,te hakerimeve,te hajduteve te bankave ,te prostitutave te gjith niveleve dhe besniket e tij sorosiane dhe gjith ata qe prapa
    perdes financojne me projekte ogurzeze shkaterruese per vendin e qytetaret.
    Ne nje vend ku sundon demoni ne te gjith shprehjet e pushtetet a ben pune protesta?
    Nuk mund ti pergjigjesh me rruge gjoja demokratike nje perbindeshi qe ka kthyer gjithcka ne kancer.
    Jeta ne vendinme te bukur te botes eshte bere makth per njerezit.
    Conju shqiptar e mos pyesni as per Lule e Lu,as per rramegje e mogerine ,as per Han e hanesha qe me korrupsionin e tyre,me planet e tyre djallezore ushqyen kete moster gjakatare qe s,ka asgje te perbashket me Shqiperine e shqipetaret.Ky perbindesh dhe gjith mosrtaja qe e ndjek duhet rrezuar me drejtesi! Vetem
    drejtesi!

  3. Malet e Shqiperise frekuentohen nga disa turiste qe vec turiste s,jane .
    I kemi peshqesh nga qitanja.Ai ju jep lejen ,i kurorezon me rryshfet te majme!
    Ata jane pararoja prapa kane gjeneralet .Rruga eshte e gjate shkon deri ne Amerike,ne Urale , ne Sion,ne Arabi…….

  4. Prapa koncesioneve qendrojne te tretet qe nisen nga Serbia.
    Prapa ppp qendron perbindeshi qe kembet i ka ne Shqiperi por gjithcka tjeter e ka jashte saj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *