• |
ide | kryesore

Rosie Huntington rrëmben vëmendjen në premierën e Fast and Furious

Paparazzi, Slider



Rosie Huntington Whiteley ‘vodhi’ vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq në premierën e filmit ‘Fast And Furious Presents: Hobbs and Shaw’. 32-vjeçarja u shfaq e veshur me një fustan të bardhë të gjatë deri në fund të këmbëve të dizenjuar nga ‘Versace’. Fustani kishte një të çarë në pjesën anësore që zbulonte format e hijshme të modeles. Rosie kishte realizuar një ‘look’ shumë të thjeshtë, duke e kombinuar gjithë veshjen me një palë sandale të bardha dhe një palë vathë në ngjyrë argjendi.

Bukuroshja ishte prezente në këtë premierë për të mbështetur bashkëshortin e saj, Jason Statham, i cili është një nga aktorët kryesorë të këtij produksioni.

Kujtojmë se Jason dhe Rosie janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin prej 10 vitesh, megjithatë ata nuk janë martuar ende. Në vitin 2017 u bënë prindër për herë të parë me një djalë të quajtur Jack



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *