• |
ide | kryesore

Shpërthimi në ish-bllok/ Policia zbulon detaje të reja, emrat e 4 të plagosurve dhe gjendjen e tyre shëndetësore

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja mbi shpërthimin e fuqishëm që ndodhi rreth dy orë më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur 4 persona.

Dy prej të lënduarëve janë një çift bashkëshortësh, Alma dhe Sokol Pirra, pronarë të argjendarisë ku ndodhi ngjarja, që janë transportuar drejt spitalit “Nënë Tereza”, ku mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

I plagosuri i tretë është shtetasi Ardanoel Serani, 23-vjeç, kalimtar i rastësishëm në zonë dhe Eneda Nura, 18 vjeç, punonjëse e argjendarisë. 23-vjeçari Serani ka marrë lëndime të lehta dhe pasi i është ofruar ndihma e parë, është larguar nga ambientet e spitalit. Ndërsa, 18-vjeçarja ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, pas bilancit të ngjarjes, biznesi në fjalë rezulton me shumë dëme materiale. Në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, si dhe efektivë të shumtë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *