• |
ide | kryesore

The Guardian shpërthen tjetër skandal për PSG: parregullsi të Al Khelaifi në blerjen e Pastore

Sport



Sikur të mos mjaftonin situatat aktuale në kampin e Paris Saint Germain, të tjera telashe vijnë për presidentin Naser Al-Khelaifi. Sipas asaj që publikon ekskluzivisht “The Guardian” janë vërejtur parregullsi në transferimin e Javier Pastore më 2011-ën, atëherë kur fantazisti argjentias u trasferua në Paris nga Palermo.

Me sa duket ka qenë një pagesë prej 2 milion euro, drejtuar Marselo Simonian, menaxherit të lojtarit, aktualisht tek Roma që ka tërhequr vëmendjen e të përditshmes britanike. Sipas asaj që bën të ditur tabloidi anglez, ka edhe më shumë, duke iu referuar një pagese tjetër, prej 200 mijë euro, për në arkat e Oriks QS1, një shoqëri private katariote e administruar nga i vëllai i Al-Khelaifit. Një procedurë e ndaluar nga FIFA, duke parë që asnjë president nuk mund të paguajë direkt një menaxher.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *