• |
ide | kryesore

“Toyota Yaris”/ Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Agim Cekën

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e Agim Cekës, shoferit të kamionit ku gjendeshin mjetet “Toyota Yaris”, brenda të cilave ishte fshehur sasia e konsiderueshme e parave prej 3.4 milionë eurove.

Avokati i Cekës, Ardian Visha, kërkoi lirimin e të ndaluarit me argumentin se janë tejkaluar afatet, në shkelje të ligjit.

Ndërkohë, në shkallën e parë të gjykimit kur janë dhënë vendimet për zgjatje të afatit hetimor, kjo masë është dhënë për tre personat e tjerë të arrestuar: Edi Lika, Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri.

Kjo shkelje sipas avokatit përbën pavlefshmëri për vendimin, por Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i rrëzoi këto pretendime dhe nuk e liroi Agim Cekën.

Zgjatja e hetimeve është vendosur që të jetë deri më datë 24 shtator të këtij viti.

 

 

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *