• |
ide | kryesore

Tuna feston ditëlindjen, ‘Jam e lumtur me veten’

Paparazzi, Slider



Tuna Sejdiu ka festuar 34-vjetorin e lindjes. Ndërkohë që në postën e saj elektronike ka patur shumë mesazhe urimi, në një postim në Instagram Tuna ka lajmëruar se ka ditëlindjen me një postim të lezetshëm.

Në një foto ku kishte pozuar krah një statuje së cilës i fliste në vesh, Tuna shkruan: “A e din që e kam ditëlindjen?” e pyeta.

“E di, e di që edhe kurrë ski me u mbush me mend”, -shkroi Tuna krahas fotos.

Ndërsa sot këngëtarja ka reflektuar, duke u kthyer mbrapsht në të kaluarën dhe duke kujtuar gjithçka ka jetuar.

“Në datën e lindjes time hodha shikimin prapa. Asgjë nga e kaluara nuk do t’kisha ndryshuar…. asgjë… hmmmm. Gjithçka në jetë është shkollë që të formëson. Jam e lumtur me veten time sot”.- shkruan ajo.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *