• |
ide | kryesore

VIDEO nga shpërthimi në ish-Bllok, tym i madh e ambulanca

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shpërthim i fortë ka ndodhur këtë mesditë në rrugën “Vaso Pasha”, në Tiranë, në zonën e Bllokut. Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një apartamenti, duke lënduar dy persona.

Siç duket dhe nga pamjet që sjell Lapsi nga vendi i ngjarjes, nga shpërthimi i bombolës zona është mbuluar nga tymi.

Janë lënduar nga gazi dy vajza, të cilat janë dërguar drejt spitalit.

Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse kanë rrethuar zonën dhe pritet të evakuojnë pallatin.

Tymi i madh rrezikon të asfiksojë edhe banorë të tjerë. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *