• |
ide | kryesore

Vizita e Macron në Serbi, Vuçiç: Pres mbështetje më të madhe për zgjidhjen e problemeve me Kosovën

Planet



Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në paraprirje të vizitës dyditore në Serbi të homologut të tij francez, Emanuel Macron, ka deklaruar se pret mbështetje të madhe nga Franca, veçanërsiht në lidhje me rivendosjen e dialogut me Kosovën dhe normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Me padurim dhe me shpresa të mëdha po e pres vizitën jashtëzakonisht të rëndësishme të presidentit francez, Emmanuel Macron. Pres që pas kësaj vizite ne do të kemi mbështetje më të fortë dhe më të madhe të Francës rrugën tonë evropiane, por edhe në zgjidhjen e problemeve me Kosovën”, ka deklaruar Vuçiç.

Sipas tij, Macron i ka kuptuar kërkesat e Serbisë dhe është treguar i sinqertë mbi mundësinë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.“Nuk do të mendojmë njëjtë, kjo është e pamundur. Por a do të mund t’i kuptojnë disa prej kërkesave dhe nevojave tona, Presidenti Macron e ka bërë një gjë të tillë, ai është i sinqertë dhe tani këtë e ka dëshmuar”, theksoi Vuçiç në “TV Pink”.

Gjatë vizitës dyditore, presidenti Macron pritet të zhvillojë takime me shumë zyrtarë serbë, duke patur në fokus të tryezës së bisedimeve dialogun Kosovë-Serbi, i pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar, pas vendosjes së taksës prej 100 % mbi produktet dhe mallrat me origjinë serbe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *