• |
ide | kryesore

Vodhën 2 banesa në Berat dhe u fshehën në kanal, 3 në pranga dhe 1 në kërkim

Lajme, Të fundit



Policia e Beratit ka vënë në pranga tre të rinj, që akuzohen për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash në dy banesa.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale F. J., 23 vjeç, S. S., 33 vjeç dhe K. M.,25 vjeç,  të cilët pas vjedhjes së dy banesave në Berat, janë fshehur në një kanal, ku janë gjetur nga forcat policore që i kanë arrestuar në flagrancë.

Ndërkaq, është shpallur në kërkim autori i katërt i vjedhjes, shtetasi A.L., 26 vjeç,  që mundi t’i shpëtonte ndjekjes së uniformave blu.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprat penale “Vjedhja, në bashkëpunim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *