• |
ide | kryesore

Zaev si Rama, refuzon kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e refuzoi kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se për momentin prioritet ka zhvillimin ekonomik të vendit, që, sipas tij, nuk mund të arrihet me zgjedhje të parakohshme.

“Mbetem në qëndrimin se duhet të shkojmë në zgjedhje të rregullta. Zgjedhjet e shpejta parlamentare, e pamë se ku e çojnë vendin për shkak të konsultimeve politike. Nëse do të ishim për zgjedhje të parakohshme, ato do t’i shpallnim së bashku me zgjedhjet presidenciale. Zgjedhje të rregullta do të ketë në dhjetor të vitit 2020, por për mua nuk ka problem që ato të mbahen edhe në tetor”, tha Zaev.

Ai e ftoi liderin e partisë opozitare VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski, në një takim të premten, në të cilin, siç u shpreh, do të bisedohej për tri tema: ligjin zgjedhor, atë të prokurorinë speciale dhe për regjistrimin e popullsisë. Veç Mickovskit, në këtë takim u ftuan edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

“Një përkushtim i sinqertë për këto tema do të rrumbullakonte aspiratat evropiane deri në marrjen e datës së bisedimeve të anëtarësimit. Askujt nuk duhet t’i japim argumente që të jetë kundër apo i rezervuar”, tha Zaev.

VMRO DPMNE-ja opozitare po kërkon zgjedhje të parakohshme për shkak të, siç thotë, skandaleve të shumta që po e përcjellin qeverinë, aferave korruptive të zyrtarëve të saj, varfërisë në rritje, mosmarrjes së datës për nisjen e bisedimeve me BE-në e të tjera.



3 Comments

  1. pse ka ber zaev e deputetet e tij kaq krima sa rama.po te bente zaev vetem njeren qe ka ber rama do te ishte ne burg.ta zem agon qanel te becchetit me 140 miljon euro dem.rama pa e varur ne shesh nuk hiqet,esht si stalini,lenini,enver deri ne vdekje.me ter ato para kanabisi ne vitet 2013,deri tash ka ber miljarda ,ka bler gjdo pleh te evropes e amerikes.

  2. O te dh….ramzadine kete psikopat me gjithe leket e veta te kermosura qe kane qelbur dynjane. Ti fusi ku te det injorant ngelet. Ashtu do vdese zullumqari si nje cop injoranti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *