• |
ide | kryesore

Zoff pickon Juventus dhe De Ligt: “Si Beckenbauer, por më i miri është..”.

Sport



Një blerje si ajo e Mathij de Ligt mund të entuziazmojë këdo. Në raport moshë cilësi 19 vjecari hollandez është goditja më e mirë e mundshme, por kjo nuk do të thotë se bardhezinjtë kanë blerë mbrojtësin më të mirë në botë, të paktën për mendimin e Dino Zoff, ish-portierit të madh të Juventus. Ai promovon blerjen e Mathijs De Ligt nga ana e Juventusit, duke e krahasuar me kampionët e mëdhenj të dikurshëm, ose më saktë në gjurmët e tyre: “Ruud Krol e Franc Bekenbauer? Nuk duhet ta ngarkojmë atë me përgjegjësi. Duhet të rritet akoma, por personaliteti nuk i mungon, sikurse anët fizike. Gjermani në fund të karrierës është shfaqur më i kompletuar dhe ndoshta De Ligt do të mund të ecë në këtë rrugë. Por është ende shpejt për ta thënë”.

Megjithatë ky opinion nuk e ka penguar Zoff të bëjë një pozicionim ndryshe nga sa mendohej për hollandezin, duke pickuar klubin dhe lojtarin: “Për mua aktualisht Koulibaly është më i forti në xhiro. Sot për sot, më i mirë se De Ligt, por kanë 8-9 vjet diferencë dhe është logjike të jetë kështu. Vetëm kur hollandezi do të ketë kaluar rendimentin e mbrojtësit të Napolit do të mund të futet mes më të mëdhenjve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *