• |
ide | kryesore

10 fakte rreth grupit muzikor Coldplay

Paparazzi, Slider



Grupi i famshëm britanik ka qenë gjithmonë në krye të charteve muzikore për më shumë se një dekadë dhe koncertet e tij janë të tejmbushura. Ata shquhen për stilin e veccantë në të bërit muzikë, që i shoqërojnë gjithmonë me videoklipe shumë artistike ku të fusin në një botë krejt tjetër. Mund të themi që muzikën e tyre mund ta dëgjosh gjithmonë dhe asnjëherë nuk të mërzitet. Një busull orientimi kundrejt ndjenjave pozitive, por edhe motivuese.

1. Ata fillimisht nuk janë quajtur Coldplay. Grupi u formua nga Chris Martin dhe kitaristi Jonny Buckland në 1996 me emrin ‘Pectoralz’. Kur bateristi Guy Berryman u bashkua me grupin, ata ndryshuan atë emër dhe e vendosen Starfish. Ata u quajtën Coldplay kur grupit ju bashkua back vocalisti Will Champion. Grupi vendosi përfundimisht emrin “Coldplay” nga një sugjerim nga Tim Crompton, një student që e kishte përdorur këtë emër për grupin e tij.

2. Bateristi Will Champion nuk kishte luajtur më parë në bateri. Ai e ka provuar të luajë në bateri kur u bë pjesë e grupit rock Coldplay.

3. Ata kanë blerë një furrë buke në vitin 2006 dhe e kthyen në studio muzikore ku krijonin projektet e tyre muzikore.

4. Kënga e parë e Coldplay ishte për higjienën. Po, e lexuat mirë… Kënga e parë që Coldplay ka shkruar dhe interpretuar ka qenë në lidhje me higjienën. Kënga, e titulluar “Ode tor Deodorant”, ishte menduar si një shaka, por më pas u kthye në hit.

5. Ata u bënë të njohur në mbarë botën me këngën “Yellow” në vitin 2000. Coldpaly e ka titulluar “Yellow” këtë këngë pasi në momentin që po mendonte për titullin e këngës kishte pranë një bllok ngjyrë të verdhë.

6. Chris Martin mund të këndojë mbrapsht dhe këtë e ka vërtetur tek klipi i këngës “The Scientist” që është komentuar shumë.

7. Barac Obama, Beyonce, e Jay-Z janë ndër fansat e tij më të mëdhenj. Kur Chris Martin dhe Barack Obama janë takuar, ky i fundit i ka thënë që në ipad-in tij kishte këngët e Coldplay.

8. Coldplay kanë qenë mbështetës aktiv në disa kauza sociale. Grupi ka performuar gjithashtu për disa projekte bamirësie.

9. Ekzistojnë 2 klipe për këngën “Viva La Vida”.

10. Këngën “Shiver”, Coldplay e kanë regjistuar vetëm me 1 dubël.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *