• |
ide | kryesore

7 plumba i marrin jetën ish-kampionit të futbollit: BMW e bërë shoshë nga plumat dhe… Pistorius

Sport



I kanë qëlluar ndërsa ndodhej në makinën e tij në kopështin para shtëpisë, në Olivedale, pak jashtë Johannesburg. Kështu ka vdekur Marc Batchelor, ish-talenti i kombëtares afrikano-jugore, sulmuesi i Kaizer Chiefs e lider i Orlando Pirates në fitoren në Champions League afrikane në 1995.

Policia ka nisur menjëherë hetimin për vrasje dhe është në kërkim të dy personave që kanë hapur zjarr nga një motor. Të paktën 7 plumba kanë përshkuar xhamin e Bmw. Zëdhënësi i policisë, Lungelo Dlamini, ka shpjeguar se Batchelor “ka vdekur menjëherë” e se “motivi i vrasësve për momentin është i panjohur. Asgjë nuk është vjedhur e nuk janë identifikuar të dyshuarit”.

Batchelor ndodhej në qendër të kronikave afrikano-jugore edhe vite më parë, kur Oscar Pistorius e kishte kërcënuar se do ti thyente këmbët pas disa deklaratave të ish-futbollistit në lidhje me kampionin paralimpik aq të diskutuar e raportin e tij me femrat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *