• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Korçë, 4 persona të lënduar

Lajme



Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Cangonjit”, ku dy automjete janë përplasur, duke u shkaktuar lëndime drejtuesve dhe pasagjerëve.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Bilisht, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *