• |
ide | kryesore

Atletico Madrid me “drita të shuara”: marrin kampionin e Tottenham 25 milionë euro

Sport



Kieran Trippier do të jetë së shpejti një lojtar i Atletico Madrid. Mbrojtësi i djathtë i Tottenham e përfaqësueses së Anglisë (autori i golit me goditje dënimi që iluzionoi në gjysëmfinalen e humbur më pas kundr Kroacisë në Botërorin 2018) pritet të mbërrijë në Ëanda Metropolitano për të kryer vizitat mjekësore me Colchoneros të Cholo Simeone, që e kanë paguar 20 milionë stërlina, rreth 25 milionë euro.

I mbërritur në 2015 tek Spurs nga Burnley për 3,5 milionë stërlina, 28 vjecari Trippier në javët e fundit u përfol se ishte në shënjestrën e klubeve të mëdha europiane mes të cilëve edhe Juventus, e Manchester United. Vetëm se goditjen finale e bëri Atletico, që ka shpenzuar ndërkohë 126 milionë për talentin portugez Joao Felix e që mund të befasojë edhe Napolin në garën për James Rodriguez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *