• |
ide | kryesore

Detaje/ Si ndodhi shpërthimi i fortë në ish-Bllok, çfarë u gjet në bodrum

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i ndodhur mesditën e djeshme në një argjendari në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë, në rrugën “Vaso Pasha”.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, në bodrumin ku kryheshin punimet për riparimin e bizhuterive, janë gjetur dy bombola të mbushura. Sipas Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, njëra prej bombolave ishte e mbushur me gazin propan, ndërsa tjetra me gazin kriogjen, i cili quhet ndryshe gaz teknik. Bombola e gazit kriogjen është gjetur me valvul të hapur dhe dyshohet se ka pasur rrjedhje në tubin përcjellës mes bombolës dhe pajisjes, me të cilën punohej.

Në raportin paraprak të përpiluar nga ekspertët zjarrfikës, ngjarja ka ndodhur për shkak të një pakujdesie njerëzore.

Nga tejngopja e ajrit me gaz në prani të një shkëndije në bodrum ka ndodhur shpërthimi, i cili ka shkatërruar plotësisht argjendarinë dhe dyqanin ngjitur. Nga forca shpërthyese është shkatërruar muri lidhës mes dy subjekteve tregtare, si dhe paneli i betonit në pjesën e tavanit. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe 4 makina të parkuara afër vendit të ngjarjes.

Kujtojmë, që nga shpërthimi i fuqishëm kanë mbetur të plagosur edhe pesë persona, çifti që janë pronarë të argjendarisë, shitësja e dyqanit dhe dy kalimtarë.



1 Comment

  1. Ne njefare menyre, sikur ta dija qe ishte gabim njerezor. Smund te vinte nga mosrespektimi i rregullave teknike apo nga mos kontrolli i Inspektoriatit. E dini pse, sepse Inspektoriatet dhe Inspektoret tane, bejne nje pune te shkelqyer ne kontrollin e sigurise dhe kolaudimin e perdorimit te ketyre bombulave, sidomos te atyre per perdorim tregtar dhe industria. Me siguri, kane qene nje jave me pare per inspektim dhe cdo gje i ka dale ne rregull, packa se tubat mund ti kete perdorur per me shume se 5 vjet e duhet ti nderronte, apo te kishte ndonje sistem aspirimi ao thjesht dritare hap ne ate mut biruce ku punonin ata.

    Mjere ata qe ishin kalimtare te rastit. Pronaret te vene mend e te shpenzojne dy lek me shume per sigurine. Njerezit te ndergjegjesohen e te kontrollojne me mire keto lloj bombulash qe perdorin per gatim e per ngrohje.

    Ne fund, po pse se jepni me Koncesion ose PPP per kontrollin e sigurise dhe kolaudimin e bombulave te gazit, dhe nje kontroll duhet bere shtepi me shtepi, e dyqan me dyqan cdo 4 vjet… eshte detyrim edhe i familjareve dhe bizneseve te respektojne rregullat e sigurise, per vete dhe per te tjeret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *