• |
ide | kryesore

Ekzekutohet ish-futbollisti i Afrikës së Jugut

Paparazzi, Slider



Bota e sportit në zi. Ish-futbollisti i Afrikës së Jugut, Marc Batchelor është gjendur i vrarë pranë shtëpisë së tij në kryeqytetin afrikan, Johanseburg.

Sipas zëdhënësit të policisë, Col Lungelo Diamini, Bastchelor u ekzekutua në mnëyrë makabër nga dy njerëz që po ngisnin një motoçikletë.“

Ai u sulmua nga dy njerëz që po ngisnin një motoçikletë.Fillimisht ishte përleshur me ta në lokalin e tij. Të dyshuarit gjuajtën disa herë mbi të. Ai vdiq brenda makinës dhe autorët u larguan menjëherë. Në këtë fazë, ende po hetojmë se cili ishte motivi për sulmin dhe ende nuk kemi të dëshuar.” deklaroi Diamini për mediat vendase.

Në fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes shihet qartë se si autorët kanë sulmuar barbarisht ish-futbollistin, ku 7 plumba kanë përfunduar në xhamin e parë të makinës.

Karrierën e tij, Batchelor e kaloi në Afrikën e Jugut, ku u aktivizua me skuadra si Kaizer Chiefs, Orlando Pirates dhe Mamelodi Sundowns.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *