• |
ide | kryesore

Ellie Goulding 2.3 milionë dollarë investim për prona të reja

Paparazzi, Slider



Ellie Goulding vlen më shumë se 20 milionë dollarë dhe fitimet e saj vetëm shtohen çdo ditë nga hitet që prodhon. Së fundmi thuhet se këngëtarja ka investuar një numër prej 2.3 milionë dollarësh për të blerë disa shtëpi duke investuar kështu në shtimin e pronave të saj. Në përpjekje për të rritur pasurinë e saj, Ellie dhe një sërë personazhesh të tjerë publikë po bëjnë blerje me vlera marramendëse duke ndikuar kështu në balancën e llogarisë bankare.

Një tjetër këngëtar i njohur që ka bërë të njëjtën gjë është edhe Ed Sheeran. Sipas ekspertëve, investimi në prona është një mënyrë e sigurt për të marrë një fitim të mirë kurdo, pasi vlera e pasurive të patundshme nuk humbet. Mësohet gjithashtu se vetëm 2 pronat e fundit që ka blerë Ellie kushtojnë përkatësisht 1.3 milion dollarë dhe 1.6 milionë dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *