• |
ide | kryesore

Fansat kritikojnë Faydee për duetin me Luanën, ‘Të ka prishur këngën, nuk është këngëtare’ (FOTO)

F1, Paparazzi



Vetëm pak ditë më parë Luana Vjollca  publikoi këngën e saj më të re, në bashkëpunim me artistin Faydee me titull “Yalla Habibi”.

Këngëtari i njohur është kritikuar nga fansat në llogarinë e tij në Instagram pasi shumë prej tyre shprehen se Luana nuk është zgjedhja më e mirë e mundshme që ai ka bërë. Disa prej tyre shkruajnë se ajo i ka prishur këngën.

Komentet:

“Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur por kur këndon ajo, më dhembin veshët.”,- shkruan dikush.

“E dua muzikën tënde, por kjo nuk ishte artistja më e mirë shqiptare me të cilën mund të bashkëpunoje.”

“Kënga do të ishte shumë më mirë pa zërin e saj. Faydee është një artisti mrekullueshëm dhe nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të bashkëpunonte me të.”

“Çfarë po bën? Ajo nuk është këngëtare. Më vjen keq për ty. Thjesht pri pjesët ku ajo këndon dhe dëgjoje.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *