• |
ide | kryesore

Filmonte atletet në dhomat e zhveshjes: me ligjin korean, japonezi i arrestuar i ka keq punët

Sport



Kapet në flagrancë duke filmuar lojtaret që ndërroheshin në një zonë off limits në pishinën e vaterpolit në Nambi Acquatics Center, një japonez. 37 vjecari është arrestuar nga Polizia e Gwangju. Ka qenë një turist, që ndodhej në afërsi të zonës, që ka lajmëruar policinë, që nuk ka vonuar ta ndalojë personin. Burrit i është sekuestruar telefoni që përmbante 10 minuta video të regjistruar me në plan të parë trupat e vajzave me kostum banje, kryesish në pjesët më intime.

37 vjecari, që ka mohuar se ka vepruar për qëllimin e ngacmimit seksual, është shoqëruar në aeroport për rikthimin në Japoni por zyra e emigracionit ka bllokuar përjashtimin. Sipas ligjit korean, ky tip dhunimi dënohet me 5 vjet burg ose 25.440 dollarë gjobë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *