• |
ide | kryesore

Gjykata e Matit miraton mandatin e kryebashkiakut të ri, ish-gardistit të 21 Janarit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Matit ka miratuar si të ligjshëm mandatin vendor të kryebashkiakut të ri, Agron Malajt, ish-gardistit të “21 janarit”.

Malaj u shkëput nga drejtimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për të hyrë në garën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Ky është mandati i dytë i konfirmuar nga gjykatat për fituesit e zgjedhjeve në katër bashkitë e Qarkut Dibër, pas mandatit të Ilmi Hoxhës për Bashkinë Klos.

Ndërkohë, pritet që mandatin ta marrin edhe Lefter Alla për Bashkinë Bulqizës, si edhe Dionis Imeraj për Bashkinë e Dibrës.

Marrja zyrtare e detyrës paraprihet nga konstitimi i këshillave bashkiakë dhe betimi i kryetarëve të rinj.

Megjithatë, mandatet e Këshillave Bashkiakë ende nuk janë konfirmuar, pasi do të duhet t’i kalojnë Kolegjit Zgjedhor, për shkak se në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur kuorumin e nevojshëm prej 5 anëtarësh.

Ky ngërç procedurial vjen si pasojë  e kundërshtimit të kreut të KQZ-së, Klement Zgurit, për të rënë ndesh me vendimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

 



4 Comments

  1. qw i bie ka vra ne emwr te rames,ngjeles,gjinushit,ruqit e doshit.kriminel qysh ne ngjizje me mut stalini ja ruqi,rama,balla e baba taku.

  2. keta njerez e kan te thjesht te ndrrojn padron. perdoren nga cdo lloj pushteti pasi jan besnik te lekeve dhe ofiqeve. si puna e shullazit. basha tregon gishtin nga ps per shullazin, por kur basha u zgjodh kryetar partie, shullazi me lacat qe i shkojn nga mbrapa mbronte votat e bashes dhe kercenonte deputetet dhe votusit e ps. kur erdhi ps ne pushtet, shullazi u be me ps.

  3. I paemer i rames me nje ndryshim te vogel sala i mbante si ushtar rama i beri gjeneral si ky pekmezi që eshte ketu nalte do me per belulin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *