• |
ide | kryesore

Icardi? Më mirë Puskas: argjentinasit, zikaltër i ka mbetur vetëm … makina

Sport



George Puscas është thirrur me urgjencë nga pushimet: për sulmuesin rumun i datëlindjes ’96, vitin e kaluar në rradhët e Palermo, vizitat mjekësore dhe menjëherë nisja për në turneun aziatik. Tek Inter, sot, ndodh pikërisht kjo. Ndodhi, sepse Antonio Conte ka nevojë për sulmues për të përballuar në mënyrën e duhur, të paktën numerikisht, udhëtimin në tokën e Suning. E kështu ndërsa Puscas përgatitet të veshë fanellën e re zikaltër, është dikush që zikaltër ka tashmë vetëm ngjyrat e makinës e që vazhdon në vetmi përgatitjet drejt të ardhmes plot të panjohura: rreth orës 9.30 të mëngjesit, Mauro Icardi ka kaluar dyert e Appiano Gentile për të vazhduar punën me “përgatitjen atletike” në fushat stërvitore të qendrës Suning: një orë e gjysëm e pastaj Maurito u largua rreth orës 11 e 2 minuta, pa u takuar as me Conte e as me ish-shokët.

Vetëm, ose më saktë me një staf që i është vënë në dispozicion nga Inter. Është e cuditshme, duke qenë në emergjencë, sërisht Conte nuk ka kthyer sytë nga ish-kapiteni, që vazhdon krahun e hekurt me shoqërinë, me Juventus që pret të bëjë goditjen në momentin e duhur, duke qenë se është edhe preferenca e Icardi, vendosur në paktin e fshehtë të Ibiza në bisedimet Ëanda-Paratici.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *