• |
ide | kryesore

“Invazion minjsh, pleshta e tartabiqe tek Cordoba”: Javi Moreno sulmon presidentin dhe dorëhiqet

Sport



Më shumë mbahen mend për transferimin tek Milan, edhe pse aty nuk la gjurmë, por Javi Moreno, tashmë është bërë trajner. Madje aktualisht është pa pankinë sepse vendosi të ndërpresë aventurën e tij në krye të të rinjve të Cordoba dhe motivi është i padëgjuar: problematikat unike të qendrës sportive spanjolle. Duke folur në konferencën për shtyp të lamtumirës, Javi Moreno ka zbuluar në detaje situatën që e bëri të marrë këtë vendim.

“Nuk do të vazhdoj aventurën time këtu, kam thënë se deklaratat e presidentit Jesús León nuk ishin korrekte e atij nuk i pëlqen ta kundërshtosh. Kush thotë të vërtetën sot nuk shihet me sy të mirë, por duhet të zbuloj disa gjëra që nuk më kanë pëlqyer sepse një klub si Cordoba nuk e meriton”, nisi Javi Moreno. “Qendra sportive është e mbushur me minj, insekte, pleshta e tartabiqe. Një ditë mu desh të blija 15 shishe ujë për të pirë lojtarët e mi”. Një ndarje nga të rinjtë që do të jetë definitive për sa kohë në krye të klubit nuk ndryshon dicka: “Derisa të jetë ky president nuk do të kthehem, por nëse një tjetër do të besojë tek unë do të kthehesha me dëshirë në momentin që e dua këtë qytet”.

Sipas asaj që bën të ditur Sky, në shënjestër të Javi Moreno kanë qenë edhe pagat e mbetura pezull për trajnerin e lojtarët dhe zgjedhjet e shoqërisë në merkato.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *