• |
ide | kryesore

Ish-deputeti i PD-së tregon se kush fshihet pas koncesionit të pompave të naftës

Lajme, Të fundit
Shehaj



Agron Shehaj i PD-së ka reaguar pas sqarimit që bëri Ministrja e Financave, Anila Denaj për koncesionin e pompave të naftës. Shehaj thotë se “koncesioni i pompave të naftës është bërë vetëm për të vjedhur. Prapa tij qëndrojnë të afërm të Kryeministrit Rama, i cili është personi i vërtetë që ka urdhëruar këtë grabitje”.

Statusi i plotë

Pas denoncimit të Partisë Demokratike, qeveria beri një sqarim që, në fakt, konfirmoi të gjitha akuzat tona për koncesionin korruptiv të inspektimit të pompave të naftës. Sqarimi është dëshmi e arrogancës për të vjedhur dhe e frymës kundër shtetit të së drejtës.

Qeveria pranoi sot se Gjykata Administrative urdhëroi ministrinë te anullonte tenderin dhe të ribënte termat të referencës të tenderit, sepse ishin në kundërshtim me ligjin.

Ministria e Financave jo vetëm nuk zbatoi vendimin e gjykatës, por shpalli fitues kompaninë Noa Control per të cilën janë paracaktuar kriteret e tenderit.

Ministria e Financave e shpërfilli vendimin e gjykatës me pretendimin se vendimi nuk është bërë ende përfundimtar nga Gjykata e Apelit! Ky është mentaliltet kriminal, bandit dhe antishtet.
Qeveria deklaroi, gjitashtu, se mund ta prishë kontratën, kur të dojë pa pasojë. Njësoj siç bëri në rastin Becheti dhe tani qytetarët, jo Edi Rama, do të paguajnë 130 milionë euro. Përsëri, mentalitet kriminal.

Koncesioni i pompave të naftës është bërë vetëm për të vjedhur. Prapa tij qëndrojnë të afërm të Kryeministrit Rama, i cili është personi i vërtetë që ka urdhëruar këtë grabitje.
Kjo qeveri po i rrjep shqiptarët në mënyrë kriminale.
Sikur të kishim prokurori të pavarur, ajo do të kishte filluar menjëherë hetimet për të zbuluar se në xhepat e kujt do të shkojnë paratë që u vidhen shqiptarëve.



8 Comments

  1. Nuk eshte kerkuar sigurim padie, keshtu qe nuk e ka detyrim ta zbatoje vendimin e shkalles se pare.
    Por po e la ne fuqi apeli dhe nderkohe eshte lidhur kontrata, do ta hame karin ne, se kjo firma qe e ka cuar ne gjykate do kerkoje shperblim demi.

  2. Po nuk u ngop Qelbesira?

    Vetem Koncesione.

    Na futi ne borxhe.

    Kalofte nje Pleqeri me vuajtje, ku ti paguajne te gjitha.

  3. O Agron ke jetuar dhe ne perendim more lab I qelbur,vetem llafe llafe nuk treguat nje here dokumenta per ato qe llapni,prandaj jeni te pabesueshem o Goni I luluse

  4. O Cope Derr, Militant, qe menon Udheheqesin Suprem.

    Ageoni flet vetem me Dokumenta. Ia paraqiti medias.

    Koncesionet e maskarait mbajne ere MUT

  5. o militantet e partise socialiste, ju qift edi rama listen e dasmave, megjithese prap do shkoni ti thoni faleminderit o fisqira

  6. O shkerdhatat e Rililindje qellbesirave si sju vje turp more degjenerata njeri me siper ju tha se juve duhet te jua shkerdhejm listen e dasmave bukur une kisha dhe shtes edhe fshatin e tere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *