• |
ide | kryesore

Ish-ministrja franceze: Ballkani, aspak i gatshëm për anëtarësim në BE

Lajme, Planet



Ish-ministrja franceze për çështjet Evropiane, Nathalie Loiseau, aktualisht deputete në Parlamentin Evropian, gjykon se Ballkani “nuk është aspak i gatshëm” për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, ashtu sikurse Unioni nga ana tjetër nuk është i gatshëm të mirëpresë këto vende.

Është e domosdoshme që Evropa të bëjë shumë më tepër ndaj vendeve të Ballkanit. Kjo nuk do të thotë se vendet e Ballkanit mund të anëtarësohen nesër në BE. Këto vende nuk janë aspak të gatshme për anëtarësim, dhe ne nuk jemi gati t’i presim”, ka thënë Nathalie Loiseau për “France Press”

Loiseau është shprehur gjithashtu se nuk pajtohet me integrimin e menjëhershëm, por për një “partneritet të afërt në nivel ekonomik por edhe politik, në mënyrë që të shmangen tensionet”. Sa i përket raporteve ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit, ish-ministrja franceze tha se nga këndvështrimi diplomatik, “ekzistojnë gjëra që BE-ja nuk i ka bërë mjaftueshëm në Balkan, rajon i cili në aspektin gjeografik, historik dhe kulturor është në zemër të Evropës”.

Në të njëjtën linjë arsyetimi me Loiseau, është edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, një ndër kundërshtarët më të mëdhenj të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Më herët, Macron është zotuar se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e BE-së, deri në arritjen e një reformimi të brendshëm në sajë të kryerjes së reformave të thella.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *