• |
ide | kryesore

Kinemaja italiane në Guiness me filmin “Perfetti Sconosciuti”

Paparazzi, Slider



Kinema italiane ka sjellë perla të vërteta gjatë viteve të fundit, nga “Lo Chiamavano Jeeg Robot” në “Dogman”, duke kaluar (në mënyrë të rastësishme) “Sulla Mia Pelle”, “Gatta Cenerentola”, trilogjia “Smetto Quando Voglio” dhe natyrisht “Perfetti Sconosciuti” i Paolo Genovese.

Pikërisht ky film me Kasia Smutniak, Edoardo Leo dhe Giuseppe Battisto u certifikua për një rekord unik: “Perfetti Sconosciuti” është filmi me më shumë ribërje në botë. Bëhet fjalë për 10 të tillë të xhiruar dhe shpërndarë në Spanjë, Greqi, Turqi, Indi, Francë, Koreja e Jugut, Hungari, Meksikë, Kinë dhe Rusi dhe 8 të tjerë në fazë prodhimi, mes tyre edhe një ribërje amerikane me protagoniste Charlize Theron.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *