• |
ide | kryesore

Koncesioni i pompave, ministrja e Financave i ‘del për zot’: Nuk do rritet çmimi i naftës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Financave, Anila Denaj ka reaguar pas debatit të krijuar për dhënien me koncension të shërbimit të kontrollit të pompave të naftës. Denaj me anë të një deklarate zyrtare ka sqaruar se nuk ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata Administrative e Tiranës për kompaninë “NOA Controll” dhe për këtë arsye ka vijuar procedura e shpalljes së saj fitues.

Ndërkohë që janë përcaktuar sipas saj disa klauzola që i japin të drejtë ministrisë së Financave që ta shprishë kontratën nëse do të ketë shkelje dhe mosrealizim të detyrimeve.

Në draftkontratë parashikohet mekanizmi i indeksimit të tarifës në varësi të ndryshimit të normës së inflacionit të publikuar nga INSTAT, i cili në çdo rast do të jetë i aplikueshëm vetëm mbi bazën e dakortësisë së MFE.

Deklarata e plotë

Në interes të informimit sa më transparent të publikut sqarojmë:

Lidhur me procedurën:

Procedura e nisur për dhënien me koncension të shërbimit “Shërbimi i kontrollit ligjor të instrumeteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm” në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 365 datë 20.06.2018 “Për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarës të karburantit dhe gazit të lëngshëm dhe miratimin e bonusit në procedurën konkurrues që i jepet shoqërisë”, pas pezullimit për shkak të shqyrtimit të ankimit nga njëra nga palët e interesuara, u vu në lëvizje dhe vijoi nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) me cilësinë e Autoritetit Kontraktor, në zbatim të vendimit të marrë nga Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) nr.77/2019 datë 07.02.2019, dhe në përputhje të plotë me legjislacionin për koncesionet dhe partneritetin publik privat.

Përsa i përket shqyrtimit gjyqësor të çështjes mbi bazën e kërkesëpadisë së paraqitur nga subjekti i interesuar kundër vendimit të KPP, ai gjithashtu po ndiqet nga strukturat e MFE dhe Komisionit të Prokurimit Publik dhe efektet e vendimeve sipas shkallëve të gjykimit tij po zbatohen dhe do të zbatohen rigorozisht në përputhje me fuqinë dhe formën e akteve përfundimtare të gjykatës kompetente. Aktualisht, disponohet vetëm vendimi i gjykatës së shkallës së parë administrative Tiranë, i cili referuar fuqisë zbatuese të tij nuk është një vendim përfundimtar i formës së prerë. Çështja është adresuar apelimit në Gjykatën kompetente Administrative të Apelit, Tiranë.
Lidhur me procesin e negocimit të kontratës midis MFE dhe subjektit fitues, koncensionarit (NOA Control” Sh.p.k:

MFE, ka vendosur kushte në draftkontratën e hartuar sipas procedurës, ku garanton mosndryshimin e tarifës së shërbimit, e cila përcaktohet dhe do të zbatohet sipas Udhëzim nr.2 datë 8.2.2013 “Tarifat dhe Pagesat e Sherbimeve” dhe do të mbetet e njëjtë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës. Kjo do të thotë që koncensionari do të aplikojë të njejtën tarifë që është e aplikueshme aktualisht në përputhje me legjislacionin për Metrologjinë dhe që edhe në të ardhmen nuk do të ketë asnjë kosto shtesë gjatë gjithë periudhës së koncensionit. Pra, nuk do të ketë rritje çmimi.

Në draftkontratë parashikohet mekanizmi i indeksimit të tarifës në varësi të ndryshimit të normës së inflacionit të publikuar nga INSTAT, i cili në çdo rast do të jetë i aplikueshëm vetëm mbi bazën e dakortësisë së MFE.

Draftkontrata përcakton në mënyrë të qartë dhe normon garantimin e cilësisëë dhe standarded e ofrimit të shërbimit nga koncesionari.

Instrumentet monitorues janë parashikuar të realizohen nëpërmjet raportimeve në kohë reale të shkeljeve të konstatuara në një sistem online të përpunimit të të dhënave si dhe do të raportohet periodikisht pranë ministrisë së financave dhe ekonomisë në bazë të raporteve 1-mujore, 3-mujore dhe vjetore.
Pra draftkontrata përmban dispozita të cilat përveç elementëve të tjerë të domosdoshëm për normimin e ofrimit të shërbimit, përcaktojnë edhe rregulla në funksion të ruajtjes të standardeve të cilësisë së kontrollit si dhe të ritjes së masave mbrojtëse në interes të konsumatorit.

Gjithashu, drafkontrata sanksionon zbatimin me rigorozitet të legjislacionit fiskal duke sjellë eliminimin e informalitetit dhe rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Referuar dispozitave të draftkontratës, MFE në rolin e autoritetit kontraktues rezervon të drejtën për prishjen e menjëhershme dhe pa pasoja të kontratës në rast të konstatimit të shkeljeve nga koncesionari gjatë kryerjes së shërbimit.

Kjo përbën një instrument të rëndësishëm ligjor i cili i jep mundësinë MFE që në rast mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale nga koncensionari, të evidentuar nga misionet e kontrollit dhe monitorimit të vazhdueshëm dhe permanent për një periudhë kohore në çdo rast jo më të gjatë se 12 mujore, i jep të drejtën MFE për anulimin dhe zgjidhjen e menjëhershme pa pasoja të kontratës.



6 Comments

  1. Ik moj debile kujt i thua ti ky plaku gerdall ka 6 vjet qe vetem genjen dhe ti ke ftyr e thua s esht e vertet qe cmimi i naftes nuk rritet ik shko tek femijt e tua se ky maskarai vetem te na rjepi dhe te shaj di ky monster.

  2. Do me thene kjo thote: Pompat u bene me mates me koncesion, dhe shteti do marre leket e koncesionit, privati do marre fitimet e kompanise, politika do marre paret e korrupsionit..po cmimi nuk do ngrihet..Nese mendon kjo idiote qe te tallet me ne, ka gabuar adrese..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *