• |
ide | kryesore

Kulisat e errëta të shkarkimit të Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë

Arkiva, Kryesore



Nisma e deputetëve të rilindjes për të shkarkuar ish kolegun e tyre Arben Malaj nga Këeshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë janë shenja e qartë, se bashkë me vendosjen e monizmit politik, po ringjallet edhe ligji kundër agjitacionit dhe propagandës. Fakti se me një shkresë prej 9 faqesh, 28 deputetë të PS-ës i propozuan Kuvendit shkarkimin e Malajt për “shkelje të rënda etike”, nuk është thjeshtë një nëpërkëmbje e pavarësisë së institucioneve. Ai nuk është vetëm një akt në kundërshtim me ligjin. Shkelja këtu është flagrante dhe nuk ka nevojë për koment.

Sipas “Ligjit për Bankën e Shqipërisë” (Neni 47- Pika 2), “për shkelje etike”, anëtarët e Këshillit Mbikqyrës “shkarkohen nga Kuvendi me propozim të shumicës së anëtarëve të Këshillit”. Por e bukura është se Këshilli Mbikëqyrës që përbëhet nga 9 anëtarë (Gent Sejko, Luljeta Minxhozi, Natasha Ahmetaj, Tonin Kola, Suela Popa, Edlira Luçi, Artan Hoxha, Ridvan Bode dhe Arben Malaj) nuk ka pranuar ta bëjë këtë propozim.

Lexo më tej:

Propozimi për shkarkimin e Malajt, VOA: Nga të njëjtët deputetë që e mbështetën për anëtar Bordi në BSH

Dhe kështu policia e fjalës së Rilindjes ka vendosur ta marrë vetë këtë kompetencë duke i poropzuar kuvendit pa marrë miratimin e shumicës së Këshillit Mbikqyrës së Bankës.

Me kërkesën e paraqitur rilindasit i kanë marrë kompetencën e propozimit Këshillit duke interpretuar kodin e Procedurave Administrative, që thotë se kur një detyrë nuk zbatohet, apo refuzohet të zbatohet nga zyrtari i ngarkuar, atëherë kompetenca mund të ushtrohet drejtpërdrejt nga organi që ka detyrimin ligjor për të vendosur në lidhje me çështjen”.

Po e bukura është se çfarë quhet shkelje e etikës, nga njëri prej ish eksponentëve kryesorë  të Partisë Socialiste, ish ministër i Financave dhe Ekonomisë, kandidat për kryeministër dhe lider i kësaj partie?

Faji i tij i vetëm është se ka qenë kritik në llogarinë e tij në Facebook me qeverinë dhe Edi Ramën. Dhe prandaj po ndëshkohet për tu bërë një smbol se këtej e tutje gjithkush duhet të mbyllë gojën.

Kjo pwrbwn anwn e errët e kësaj historie që është një kambanë më shumë për ata që nuk janë të ndërgjegjshëm për regjimin që po instalohet.

Por si gjithmonë me ngjarje të tilla, bashkë me anën e errët bashkëjeton edhe pjesa komike. E natyrisht këtu kampion është Erion Veliaj.

Sot kur ish drejtuesi i PS po linçohej, lakeu i rilindjes ka publikuar një fabul të ndryshme në mediat pranë tij. Ai ka nxjerrë në publik një letër personale përmes së cilës vëllai i Malajt (shiko poshte) i kërkonte një leje ndërtimi. Pra mesazhi qe i qartë: Malaj u bë kritik se të vëllait nuk i dhamë leje.

Por, ajo që duhet kuptuar është shumë më e rëndë: nëse shan partinë dhe udhëheqësin, jo vetëm të flakim në rrugë në mënyrë anti ligjore, por edhe të denigrojmë personalisht duke të marrë në gojë farë edhe fis.

Guxoni më po të doni të jeni kundër pushtetit monist dhe udhëheqësit të lavdishëm.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Sa te neveritshem aq edhe qesharak. Kane dale nga mendja komplet. Kane prekur fundin. Jane te dale mendsh totalisht.

  2. DITE TE ERRTA PO E PRESIN POPULLIN SHQIPTAR. NE 2013 U MBLODHEN TE GJITHE QELBESIRAT DHE FITUAN ZGJEDHJET DERI KETU SKA ASNJE TE KEQE POR KETA QELBESIRA KISHIN QENE VERTET TE TILLA RROKAT FRROKAT PALLOSHET HAJDUTET KRIMENELET DHE SORJANET TE RILIDJES PO I BEJNE ME TE VERTET GROPEN SHQIPERIS EKONOMIKISHT,INSTITUCIONALISHT.POLITIKISHT DHE IDEOLOGJIKISHT KJO ESHTE E PA FALSHME PER SHTRESEN E MESME INTELEKTUAL GAZETAR OPIONISTA SHKRIMTAR DHE BIZBESMEN KJO DO RENDOJ SHUME IDELOGJIKISHT KY ESHTE I PA DURUESHEM KY E PERZURI RININ KY RRITA TAKSAT SA DHE SI TI DIJ BASHKE ME LAL PLEHUN KY DEMAGOG MASHTRUES I RREZIKSHME DUHET TE NDALOHET ME CDO CMIM ME CDO MJET KY FAMOZ I PA NGOPUR ME PARA PUSHTET ….HEJ POPULL DO JETE VONE NESER…..

    1. Keni shume te drejte , per popullin tone do jete shume vone po ishalla na ndihmon Zoti e i largojme keto qelbesira.

  3. Beni dhe I vellai kujtojne qe kryeminister eshte nano dhe salihu qe vellai I benit e beri saranden corap me ndertime vulgare,por ajo kohe ka mbaruar

    1. hahaaaa po ed kari qe i qiu motren tiranes qe kur ishte kryetar bashkie ? apo e harrove ? ik vrit veten o varikars

  4. Kryeminister galloshe! Ky kafsh e eger ky anti njeri mendon se vetem ky esht i plotfuqishmi i keti vendi por mos te harroj bile akoma se mendon se i erdhi fundi po vepron tamam si nje kafsh e terbuar qe i kan ngul spaten ne kok dhe ka sec e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *