• |
ide | kryesore

Makina luksi, shtëpi dhe toka, zbardhet pasuria e kryeprokurores së dorëhequr të SPAK-ut në Shkup

Lajme, Të fundit



Prokurorja Speciale Publike ne Shkup, Katica Janeva, mbrëmë ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita që asaj i ishte besuar si e para e Speciales.

Disa orë më vonë i konfiskuan edhe telefonin për të vërtetuar përfshirjen e saj në një aferë me një pronar televizioni. Mediat në Shkup kanë bërë publike edhe pasurinëe saj. Kështu ajo në emër të fëmijëve ka paraqitur, dy banesa në Shkup të fituara përmes dhurimit. G

Gjithashtu në emër të saj ka paraqitur një shtëpi në lagjen Gjevgjeli prej 371 metër katrorë, tokë bujqësore në Mrzenci dhe tokë ndërtimore në Konsko, si dhe një makinë të tipit Rover 45. Në emër të fëmijëve të saj prokurorja ka deklaruar makinë Golf 4 dhe Audi A6.

Nga ana tjetër prokurorja e dorëhequr ka deklaruar edhe depozita disa mijëra euro në emër të saj dhe të fëmijëve. Gjithashtu ajo thotë se ka katër kredi, në emër të saj dhe të fëmijëve. Këstet për shlyerjen e tyre vazhdojnë ende të paguhen.

 



4 Comments

  1. Kete pasuri qe ka pas kjo, keta tanet i kan lek xhepi. Vazhdoni e pastroni. Shyqyr qe erdhi kjo dit, qe te zhduken xhambazet e drejtesis shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *