• |
ide | kryesore

Manchester United vendos kushtet për Lukaku, Inter gati të tërhiqet

Sport



Inter nuk dorëzohet, por rruga për të arritur tek Romelu Lukaku është në ngjitje. Një mal për tu kaluar e që quhet Manchester United. Red Devils nuk kanë nevojë ekonomike për ta shitur qendërsulmuesin e kështu nuk kanë ndërmend të bëjnë ulje. Kërkesa është prej rreth 80 milionë euro, e konsideruar e panegociueshme e Ausilio e ka kuptuar javën e kaluar ku fluturoi direkt në Angli. Bomberi belg lëviz vetëm me transferim përfundimtar dhe favori më i madh mund të jetë pagesa me dy këste.

Kushtet janë të vendosura nga United dhe nuk futen në parametrat e Inter. Marotta mendonte një huazim dyvjecar me të drejtën e blerjes të detyruar, formulë që nuk i pëlqen për asgjë anglezëve. Agjenti Pastorello po vazhdon të punojë për të transformuar ëndërrën në realitet. Nuk është e lehtë, por Antonio Conte shpreson deri në fund.

Edhe Dzeko nuk është zhbllokuar ended he kjo e preokupon Inter, duke qenë se tekniku i ri në Kinë do të ketë në dispozicion vetëm Puscas, ndërsa Icardi mbeti në Milano.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *