• |
ide | kryesore

Manolas misterioz: “Për Romën nuk do të flas tani”.

Sport



Mbrojtësi grek, Kostas Manolas, është konsideruar një nga goditjet më të mira në merkato. Idea e Napolit ishte të krijonte një dyshe solide qendrore, që me Koulibaly e Manolas mund të jetë ndër më të fortat në Europë. Greku në fakt është kërkuar edhe nga Juventus, por në fund ishte Napoli që pagoi klauzolën e zgjidhjes së kontratës, për të shkëputur nga verdhekuqtë, ku sic duket Manolas nuk është larguar pa keqardhje.

Mbrojtësi grek, i pranishëm në shesh në Dimaro për një takim me tifozët, i është përgjigjur edhe disa pyetjeve nga mbështetësit napoletan.
– Si je ndjerë kur të ka thirrur Napoli?
– Thirrjen e parë e ka marrë menaxheri im. Nuk kam pasur kurrë dyshime, jam i sigurtë që do të jetë vendimi më i mirë që mund të merrja.

– Pse ike menjëherë nga Roma?
– Nuk do ua them, është një gjë e imja personale.

– Goli kundër Barcelonës?
– E kujtoj dhe dua ta ribëj përsëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *