• |
ide | kryesore

Matteo Salvini: Nuk kemi marrë financime të fshehta nga Rusia

Planet



Kryetari i partisë së djathtë populiste “Lega”, njëherësh zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, ka hedhur poshtë pretendimet se forca e tij politike është përpjekur të marrë financime të fshehta nga Rusia.

Salvini ka shpeshtuar komentet e tij në mbrojtje të asaj që e quan “kulturë e krishterë”, si dhe për emigracionin, që e lidh me krimin dhe papunësinë, duke paralajmëruar se përbën një kërcënim për Italinë.

Sipas disa oponentëve, Salvini thjesht po përpiqet që të largojë vëmendjen nga akuzat për Rusinë dhe nga problemet e ekonomisë së vendit, që vazhdon të jetë e zhytur në recesion.

Pretendimet për financime të fshehta ruse “morën udhë” javën e kaluar, kur faqja online e lajmeve “Buzzfeed”, publikoi materiale audio të një takimi në një hotel në Moskë, midis ish-zëdhënësit të shtypit të Salvinit, dhe disa shtetasve rusë të paidentifikuar.

Të përgjuarit ishin duke diskutuar mbi mundësinë e devijimit të 65 milionë dollarëve drejt “Lega”-s nëpërmjet transaksioneve të naftës ruse me çmim të ulur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *