• |
ide | kryesore

Maynard James Keenan ofendon Justin, Hailey ka një koment për të

Paparazzi, Slider



Javën e kaluar Maynard James Keenan nuk mund të qëndronte pa reaguar pas deklaratës së Justin Bieber ku u shpreh se ai është një fans i muzikës dhe bandës së tij ‘rock’. Maynard publikoi në ‘Twitter’ një koment ku linte të kuptohej se ishte zhgënjyer nga ajo çfarë Bieber tregoi. Ky postim erdhi menjëherë pasi 25-vjeçari publikoi në ‘Instagram’ tekstin e një prej këngëve të Keenan të titulluar ‘The Pot’.

Pas kësaj situate Hailey Baldwin ka reaguar duke iu drejtuar Maynard në ‘Twitter’. “Ai është rritur duke dëgjuar muzikën tënde. Të bësh të tjerët të ndihen inferior edhe pse ata kanë admirim për ty, është diçka lënduese dhe shumë fëmijnore. Shpresoj të gjesh siguri tek vetvetja. Sa keq të jesh ne pozicionin që ti je”, ka shkruar partnerja e Bieber, duke iu kundërvënë hapur këngëtarit të njohur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *