• |
ide | kryesore

Në Lazarat dikur mbillej kanabis me parcela, sot e mbjellin në vazo. Arrestohen 5 persona për…15 rrënjë

Lajme, Të fundit



Dikur “mbretëria” e kanabisit, ku mbilleshin gjithë parcelat, sot në Lazarat kultivohet kanabis me pakicë nëpër vazo. Dhe pikërisht për 10 deri në 15 rrënjë kanabis që u janë gjetur në oborr, policia ka vënë në pranga 5 banorë të këtij fshati.

Njoftimi i policisë për Operacionin “Sopoti”

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas nga Lazarati. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, gjithashtu mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, në oborret e 5 banesave u konstatuan të kultivuara bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë;

M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat;

B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.



1 Comment

  1. I mori ne qafe salihu keta drogaxhi se ju thote shume shpejt do vijne ne pushtet ne te pd prandaj mbillni hashash,kapini dhe shkerdhejuani cfare ti mbaje pragu I shtepise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *